Si ta desinfektoni dhe pastroni makinën larëse


Si ta dezinfektoni dhe pastroni makinen larëse

A keni menduar shpesh për pastrimin e lavatriçes? A ju duket se gjithçka është në rregull me të? Hmm…Mendojeni edhe njëherë!

Sipas një hulumtimi, afro 25 % e lavatriçeve mbajnë bakterje fekale nga rrobat tona. Gjithsesi, nuk ka nevojë që t’ju kapë paniku.  Mund ta dezinfektoni dhe ta pastroni lavatriçen vetëm me disa veprime te thjeshta.

Rekomandohet që çdo herë në disa muaj të pastroni lavatriçen dhe jo vetëm pjesën e brendshme, por edhe pjesët anësore, derën, gomën, si dhe enën/kompartimentin ku hidhet detergjenti. Por, më e rëndësishmja është të pastroni centrifugën.

Pjesët e lavatriçes

Gomën pastrojeni me ndihmën e një lecke që më parë e keni zhytur në uthull. Kujdes që më parë të hiqni pluhurin dhe mykun, nga goma. Nëse keni mundësi,  enën në të cilën hidhet detergjenti dhe zbutësi për rroba, hiqeni dhe pastrojeni me ujë të vakët. Më pas, thajeni para se ta ktheni në vendin e vet. Ju këshillojmë që pasi ta pastroni derën e lavatriçes, ta lini të hapur për një kohë.

Centrifuga

Mund ta pastroni me uthull dhe sode buke ose me lëngun e limonit. Së pari kontrolloni a ka ngelur ndonjë rrobë brenda, ndoshta ndonjë çorapë, dhe zbrazeni. Në enën për detergjent rrobash hidhni dy lugë sode buke dhe gjysëm gote uthull të destiluar. Mbylleni enën dhe derën e lavatriçes. Gradoni temperature, në temperaturën më të lartë dhe zgjidhni ciklin më të gjatë të larjes që ekziston në lavatriçen tuaj.

Lëreni lavatriçen që të punojë deri në fund të ciklit të pastrimit, soda bikarbone dhe uthulla do ta pastrojnë dhe dezinfektojnë në tërësi pjesën e brendshme të lavatriçes.

Në vend të uthullës, në enën për detergjent mund të hidhni edhe një gotë me lëng limoni. Në këtë mënyrë do ta dezinfektoni lavatriçen, do të hiqni aromat e pakëndëshme dhe pluhurin e mbetur. Kjo mënyrë do të jetë veçanarisht e dobishme nëse këni probleme me ndryshkun.

Procesin e pastrimit bëjeni në çdo tre muaj ose më shpesh, në rast se  lani rroba pune të ndohtura dhe të yndyrshme.

Nëse rrobat tuaja pas larjes mbajnë aromë lagështire, ka mundësi që lavatriçja të ketë problem. Që ta  hiqni atë aromë, mund t’ju ndihmojë vaji i karafilit. Hidhni 10 pika në centrifugë dhe lereni lavatriçen të bëjë një cikël të plotë të pastrimit në temperaturën më të lartë qe ka.

Tjetër…

Uthull; sodë bukë; vaj livando; furÇë e vjetër dhëmbësh

  • Një herë në muaj bëni një larje bosh, duke vendosur brenda koshit dy litra uthull te bardhë, të holluar me pak ujës. Në këtë mënyrë pastrojmë mirë tubat. Për ta bërë akoma më të efektshme i shtojmë uthullës pak sodë buke, ose dy pika vaj esencial livandoje, i cili u jep rrobave aromë të këndëshme dhe një ndjesi të freskët.
  • Edhe pastrimi i filtrit të lavatriÇes është thelbësor, pasi një pjesë e madhe e papastërtive depozitohen pikërisht aty. Mjafton ta hiqni dhe ta pastroni në ujë të rrjedhshëm. Zakonisht, filtri ndodhet në fund të lavatriÇes, poshtë derës së saj. Para se të merrni filtrin për ta pastruar, duhet ta keni stakuar lavatriÇen nga priza. Vendosni një leckë poshtë saj, në mënyrë që të thithni ujin që del nga filtri.
  • Koshi i brendshëm i lavatriÇes duhet të mbahet i pastër, për të shmangur erën e keqe që mund të lëshojnë rrobat e ndohtura kur i vendosim brenda saj. Për ta pastruar mund të përdorim një furÇë të vjetër dhëmbësh, me të cilën fërkojmë dhe pastrojmë guarnicionet prej gome, sepse pikerisht këto janë pjesët që kanë nevojë për pastrim. Nqs i hapim pak me dorë, i dallojmë me sy të lirë papastërtitë që lëshojnë rrobat.
  • Mos harroni! Lajeni dhe pastrojeni të paktën një herë në muaj lavatricen dhe filtrin e saj!