Warning: Undefined variable $string in /mnt/BLOCKSTORAGE/home/541247.cloudwaysapps.com/zhnqjrdxct/public_html/wp-content/themes/deka/functions.php on line 16

Deka Color


LIKUIDET  DEKA

Familja e detergentëve të lëngshëm, ashtu si cdo produkt tjetër Deka, është e përshtatur me fortësinë e ujit në vendin tonë, me klimën Shqiptare dhe kulturën tonë të larjes.

Detergentët e lëngshëm, si Deka Color, Deka Black dhe Deka White, janë shumë efektivë për eleminimin e njollave me prejardhje vajore si yndyrnat që shkaktohen nga ushqimet, apo make-up-i, për larje rutinë të rrobave pak të ndohtura, dhe për larjen e rrobave delikate. Vecanërisht likuidet përdoren për trajtim paraprak duke aplikuar lëngun direkt mbi sipërfaqen e njollosur të rrobës. Doza përcaktohet duke përdorur vetë kapakun e likuidit si njësi matëse (shihni udhëzimet në brendësi të faqes për dozimin).

Deka Likuid është COMPACT = LESS IS MORE

Detergentët e lëngshëm Deka fillimisht eleminojnë erërat e pakëndshme, e më pas aromatizojnë falë Mikrokapsulave me Parfum.

Mikrokapsulat me Parfum që shpërthejnë aromë lulesh, do të aktivizohen pas cdo larje, duke aromatizuar rrobat e gjithë familjes.

Deka Color

Ju pëlqen të visheni gjithë kohës me ngjyra? Deka Color është detergenti juaj.

Deka Color pastron në thellësi duke larguar cdo njollë të vështirë nga rrobat, plus përmban fiksues ngjyrash, i cili parandalon zbehjen e ngjyrave dhe ruan shkëlqimin e rrobave edhe pas shumë përdorimesh.

  • Ngjyra më të gjalla me kalimin e kohës, sepse efekti “fiksues ngjyre” shtohet pas cdo larje.
  • Rrobat do te duken si të reja, sepse Deka Color mirëmban fibrat tekstile dhe njëkohësisht mbron ngjyrat nga dëmtimi.
  • Deka Color përmban Mikrokapsula me Parfum që shpërthejnë në cdo prekje.
  • Më shumë aromë pas cdo larje! Përdorimi i rregullt i Deka Color shton numrin e Mikrokapsulave në rroba, ndaj clirohet më shumë parfum.
  • Përbërësit antibakterial, bëjnë të mundur vrasjen e bakterieve të dëmshme, duke rritur shkallën e higjienës në rrobat tuaja.
  • Eleminon cdo njollë të vështirë nga rrobat.
  • Përmban zbutës uji, i cili parandalon dëmtimet në rroba nga depozitimet e ndryshme të kripërave minerale, apo të klorit.
  • Deka Color lan edhe në ujë të ftohtë (15- 20°C), duke kursyer energji elektrike.