Warning: Undefined variable $string in /mnt/BLOCKSTORAGE/home/541247.cloudwaysapps.com/zhnqjrdxct/public_html/wp-content/themes/deka/functions.php on line 16

Deka Black


LIKUIDET  DEKA

Familja e detergentëve të lëngshëm, ashtu si cdo produkt tjetër Deka, është e përshtatur me fortësinë e ujit në vendin tonë, me klimën Shqiptare dhe kulturën tonë të larjes.

Detergentët e lëngshëm, si Deka Color, Deka Black dhe Deka White, janë shumë efektivë për eleminimin e njollave me prejardhje vajore si yndyrnat që shkaktohen nga ushqimet, apo make-up-i, për larje rutinë të rrobave pak të ndohtura, dhe për larjen e rrobave delikate. Vecanërisht likuidet përdoren për trajtim paraprak duke aplikuar lëngun direkt mbi sipërfaqen e njollosur të rrobës. Doza përcaktohet duke përdorur vetë kapakun e likuidit si njësi matëse (shihni udhëzimet në brendësi të faqes për dozimin).

Deka Likuid është COMPACT = LESS IS MORE

Detergentët e lëngshëm Deka fillimisht eleminojnë erërat e pakëndshme, e më pas aromatizojnë falë Mikrokapsulave me Parfum.

Mikrokapsulat me Parfum që shpërthejnë aromë lulesh, do të aktivizohen pas cdo larje, duke aromatizuar rrobat e gjithë familjes.

Deka Black

Për të gjithë ata që dashurojnë të vishen me të errëta, ju prezantojmë  formulën dinamike të Deka Black.

Deka Black ka përbërës, të cilët veprojnë si një magnet dhe mbledhin molekulat e zeza që mund të shkëputen gjatë procesit të larjes, duke mos lënë asnjë molekulë të humbasë. Në këtë mënyrë, parandalohet transferimi i ngjyrave në rroba.

  • Rrobat do të duken si të reja për një kohë të gjatë, sepse Deka Black fikson ngjyrat e errëta dhe nuk i lejon të zbehen me kalimin e kohës.
  • Deka Black i bën të zezat të ruajnë shkëlqimin edhe pas shumë përdorimesh.
  • Deka Black përmban Mikrokapsula me Parfum që shpërthejnë aromë lulesh.
  • Më shumë aromë pas cdo larje! Përdorimi i rregullt shton numrin e Mikrokapsulave në rroba dhe clirohet më shumë parfum.
  • Rritet shkalla e higjienës në rrobat tuaja, nëpërmjet antibakterialëve që eleminojnë cdo bakter dhe mikroorganizëm të dëmshëm.
  • Eleminon të gjitha njollat e vështira nga rrobat.
  • Përmban zbutës uji, i cili parandalon dëmtimin e rrobave nga depozitimet e ndryshme të kripërave minerale apo të klorit.

Deka Black lan edhe në ujë të ftohtë (15-20°C), duke kursyer  energji elektrike.