Informacion


Kompania “DEKA” është antare e AM Group, që aktualisht përfaqëson në Shqipëri një nga kompanitë më të mëdha të industrisë së lehtë dhe ushqimore.

Rëndësi e veçantë i kushtojmë Departamentit Kërkim – Zhvillim, i cili është i angazhuar në mënyrë konsistente në dizenjimin dhe zhvillimin e produkteve inovative.

Puna kërkimore në laborator, respektimi i standarteve dhe asistenca e Partnerëve tanë Ndërkombëtarë prej vitesh, përbëjnë hallkat kyçe të suksesit tonë

Produktet Deka diferencohen në treg, nëpërmjet disa avantazheve që nuk do t’i gjeni në asnjë produkt tjetër në Shqipëri. Detergentët që mbajnë markën Deka janë të përshatur me klimën Shqiptare, kulturën e larjes dhe me fortësinë e ujit në Shqipëri.

Visioni & Misioni

Kompania Deka, synon jo vetëm të kënaqë nevojat konsumatore, por edhe të ndjekë tendencat tuaja, për të përmirësuar cilësinë e jetës, duke zhvilluar produkte të reja dhe duke përmirësuar produktet ekzistuese.

Produktet ekzistuese nëpërmjet departamentit të kërkim-zhvillimit dhe teknologjisë bashkëkohore arrin të plotësojë kërkësat primare të secilit konsumator për pastërti të përsosur dhe higjenë maksimale.

Misioni jonë synon për t’u përballur me sfidat për të qenë lider, si një markë shqiptare në treg, që ofron cilësinë më të mirë për ju.

Çelësi i suksesit

  • Pasion & Ambicie
  • Besimi
  • Bashkëpunimi
  • Vendosshmëri

Higjenë, Aromë & Shkëlqim absolute!

Arritjet që duam në 2030

Misionet dhe synimet tona do të vazhdojnë të jenë në rritje përgjatë këtyre viteve, duke përmirësuar cilësinë dhe duke promovuar higjienën maksimale për konsumatorin. Ne synojmë të forcojmë besimin e konsumatorëve

Hapat për arritjet në të ardhmen:

Formula e detergentëve është e përbërë nga elementë që dhurojnë pastërti absolute. Elementët shtesë në formulën e avancuar të detergenteve vijnë gjithmonë me ide inovative.

 

  • Mikrokapsulat me parfum që çlirojnë aromë lulesh.
  • Përbëhet nga 7 enzima Medley Brilliant 100T
  • Ka përbërës antibakterialë që rritin shkallën e higjienës në rroba.
  • Detergentet lajnë dhe në ujë të ftohtë

Përdorimi i ujit

Uji është një shqetësim global, shumë njerëz vuajnë nga mungesa e ujit të pijëshëm. Është një problem që lidhet edhe me përdorimin e ujit gjatë proçesit të larjes. Detergentët Deka janë të përbërë nga elementë, të cilët sigurojnë pastrim dhe higjienë të përsosur dhe shpërlarja e rrobave të jetë me sa më e lehtë. Ne synojmë që elementet në përbërjen e produktit gjatë larjes së rrobave, të konsumojë shumë herë më pak ujë se zakonisht.

Paketimi

Riciklimi i produktit është një proces tjetër, i cili kërkon vëmendje dhe kujdes për mjedisin. Nga sondazhet e shumta ndohtja nga lëndët plastikë shtohet me ritme marramendëse.Paketimet e produkteve janë të riciklueshme dhe materiali i përdorur nuk dëmton mjedisin, por gjithsesi lëndët plastike janë të dëmshme prandaj ne jemi fokusuar me qëllime afatgjate, paketimet e produkteve të jenë në paketim letre. Në këtë mënyrë duke larguar plastikën, ne nuk dëmtojmë mjedisin nga riciklimi për një kohë të gjatë i plastikës.

Mbrojtja mjedisore

Theksuam më lart se në vitet në vazhdim ne do te zëvendësojmë paketimin e produkteve. Por letra prodhohet nga druri…. Për të funksionuar në mënyrë shumë të mirë dhe për të arritur qëllimet tona afatgjata, ne do të bashkunojmë më organizata të mbrojtjes mjedisore, duke marrw nisma për shtimin e më shumë ambjenteve të gjelbra.