Warning: Undefined variable $string in /mnt/BLOCKSTORAGE/home/541247.cloudwaysapps.com/zhnqjrdxct/public_html/wp-content/themes/deka/functions.php on line 16

Deka No Comment


Nëse ekziston një detergent, i cili plotëson cdo nevojë që kanë amvisat për rrobat dhe lavatricet, ai detergent është pa dyshim Deka No Comment.

I mbushur me Mikrokapsula me Parfum që clirojnë aromë lulesh, Deka No Comment eleminon të gjitha njollat, edhe ato më kokëfortat, duke përdorur më pak sasi në krahasim me detergentët e tjerë. Për një larje normale (5kg rroba), rekomandohet një dozë prej 91 gr. produkti, sepse Deka No Comment është COMPACT (shihni udhëzimet e mëtejshme në brendësi të faqes për dozimin).

Deka No Comment, pjesë e “Gjeneratës së Re” të produkteve, është një detergent pluhur, për rroba të bardha dhe të celëta, i përshtatur  me kulturën e larjes në vendin tone, dhe i përshtatur me fortësinë e ujit në Shqipëri (e cila është ndër më të lartat në krahasim me ujin e vendeve Europiane, mbi 20°dH).  Zbutësit e ujit në përbërje të Deka No Comment, i shpërbëjnë kripërat e ujit. Në këtë mënyrë, ruan të plotë fuqinë pastruese të detergentit dhe mbron lavatricen nga depozitimet e kripërave.

Deka No Comment përmban 7 enzima, të cilat jo vetëm luftojnë cdo njollë, por riparojnë fibrat e rrobave, parandalojnë dhe eleminojnë pushëzimin. Etiketohen si Koktejl Enzimash, Medley Brilliant 100T. Këto bëjnë të mundur që rrobat të duken si të reja, edhe pas shumë përdorimesh, ruajnë elasticitetin, dhe nuk krijojnë pushëzim.

I vetmi detergent pluhur, i cili përmban Mikrokapsula me Parfum që shpërthejnë aromë lulesh. Mikrokapsulat me Parfum depozitohen në thellësi të fibrave tekstile dhe cahen gjatë fërkimit apo lëvizjeve, duke cliruar parfumin. Por, një pjesë e tyre qendrojnë aty deri në larjen tjetër. Përdorimi i rregullt i produktit, shton numrin e Mikrokapsulave të depozituara në rroba, dhe clirohet më shumë parfum.

Përgatituni për t’u verbuar nga bardhësia absolute, falë Ndricuesit Optik që përmban Deka No Comment. Sidomos nëse i thani rrobat në dritën e diellit, në ambient natyral, efekti i ndricimit do të jetë akoma më intënsiv, dhe rrobat tuaja do të shkëlqejnë nga pastërtia.

Përbërësit Antibakterial bëjnë të mundur vrasjen e të gjithë mirkoorganizmave të dëmshëm, duke rritur shkallën e higjienës në rrobat tuaja. Me Deka No Comment mund të ndiheni të sigurt për higjienën e të gjithë familjes.

Deka No Comment lan edhe në ujë të ftohtë, duke kursyer në këtë mënyrë energji elektrike. E kishit menduar ndonjëherë se do të përfitonit super cilësi dhe ekonomi, nga një detergent i vetem?!

UDHËZIME PËR DOZIMIN: