Warning: Undefined variable $string in /mnt/BLOCKSTORAGE/home/541247.cloudwaysapps.com/zhnqjrdxct/public_html/wp-content/themes/deka/functions.php on line 16

Deka White


LIKUIDET  DEKA

Familja e detergentëve të lëngshëm, ashtu si cdo produkt tjetër Deka, është e përshtatur me fortësinë e ujit në vendin tonë, me klimën Shqiptare dhe kulturën tonë të larjes.

Detergentët e lëngshëm, si Deka Color, Deka Black dhe Deka White, janë shumë efektivë për eleminimin e njollave me prejardhje vajore si yndyrnat që shkaktohen nga ushqimet, apo make-up-i, për larje rutinë të rrobave pak të ndohtura, dhe për larjen e rrobave delikate. Vecanërisht likuidet përdoren për trajtim paraprak duke aplikuar lëngun direkt mbi sipërfaqen e njollosur të rrobës. Doza përcaktohet duke përdorur vetë kapakun e likuidit si njësi matëse (shihni udhëzimet në brendësi të faqes për dozimin).

Deka Likuid është COMPACT = LESS IS MORE

Detergentët e lëngshëm Deka fillimisht eleminojnë erërat e pakëndshme, e më pas aromatizojnë falë Mikrokapsulave me Parfum.

Mikrokapsulat me Parfum që shpërthejnë aromë lulesh, do të aktivizohen pas cdo larje, duke aromatizuar rrobat e gjithë familjes.

Deka White

Deka White është një formulë delikate që pastron në thellësi rrobat e bardha e të celëta, duke mbrojtur njëkohësisht fibrat teksile nga deformimet e mundshme.

E pajisur me zbardhues optik maksimal, Deka White dhuron bardhësi absolute. Mikrokapsulat me Parfum cahen gjatë fërkimit të rrobave duke cliruar aromë lulesh.

  • Rrobat do të duken si të reja për një kohë të gjatë, sepse zbardhuesi optik nuk lejon që rrobat të zbehen e të humbasin ngjyrën.
  • Deka White i bën të bardhat të shkëlqejnë edhe pas shumë përdorimesh.
  • Deka White përmban Mikrokapsula me Parfum që shpërthejnë në cdo prekje.
  • Më shumë aromë pas cdo larje! Përdorimi i rregullt shton numrin e Mikrokapsulave në rroba dhe clirohet më shumë parfum.
  • Rritet shkalla e higjienës në rrobat tuaja, nëpërmjet antibaterialëve që eleminojnë të gjitha mikroorganizmat e dëmshme.
  • Eleminon njolla të vështira nga rrobat.
  • Përmban zbutës uji, i cili parandalon dëmtimin e rrobave nga depozitimet e ndryshme të kripërave minerale apo të klorit.
  • Deka White lan edhe në ujë të ftohtë (15-20 °C), duke kursyer energji elektrike.