Si të zgjedhim detergentin e duhur


Si të zgjedhim detergentin e duhur

A jeni ju një nga ata persona që vini shumë lavatrice brenda një jave? Nëse po, atëherë ne ju këshillojmë ta ndryshoni pak rutinën tuaj. Duke ndjekur këta hapa të thjeshtë,  për të kursyer ujë dhe energji elektrike, do të shpenzoni më pak para, dhe tregoheni miqësor me mjedisin.

  • Përdorni dozën e rekomanduar të detergentit, asnjëherë më shumë. Zgjidhni temperaturën e duhur të ujit, në bazë të simboleve të kujdesit. Nuk është nevoja që rrobat të lahen gjithmonë në temperaturën maksimale për të arritur rezultatin e dëshiruar. Me produktet e reja Deka, larja realizohet në mënyrë perfekte edhe në temperatura të ulëta.
  • Dy elementët kryesorë që konsumojnë më shumë energji gjatë procesit të larjes janë: ngrohja e ujit dhe makina tharëse. Mundohuni të lani në temperaturën minimale të mundshme të ujit dhe zgjidhni procesin e shtrydhjes në maksimum, në mënyrë që të largoni sa më shumë ujë, dhe rrobat të jenë sa më të thata (Kështu, nuk keni nevojë të harxhoni elektricitet për makinën tharëse). Kujdes! Ndiqni gjithmonë simbolet e kujdesit ndaj rrobave dhe instruksionet përkatëse.
  • Kushtojini vëmendje procesit që zgjidhni në lavatrice. Shmangni tej ngopjen e makinës larëse me procese që kërkojnë sasi të mëdha uji, për të kursyer ujë dhe energji.
  • Produktet e koncentruar si p.sh Deka No Comment, apo Likuidet Deka, veÇ të tjerash ju ndihmojnë të kurseni edhe detergent; pasi për të njëjtën sasi rrobash, doza e detergentit të përdorur është më e vogël.

Dy  kategoritë kryesore të detergentëve janë:

  • Liquidet, (Deka Color, Deka Black, Deka White) të cilat janë efektive për njollat e ushqimit dhe njollat me origjinë vajore. Duke qenë se janë në formë të lëngshme, këto lloj detergentësh janë të mirë për trajtimet paraprake të njollave apo shenjave të vecanta që ngelen në rroba.
  • Detergentët pluhur, si Deka No Comment, të cilët janë idealë për larjet e zakonshme të përdishtme sidomos të carcafëve të bardhë apo peshqirave. Janë veÇanërisht efektive, për rrobat e femijëve të ndohtura nga balta apo papasterti të tjera që gjenden në fushën e lojës.