Kujdesi që duhet të tregojmë


Kushtet e ruajtjes:

  • Të ruhen larg lagështirës
  • Të mbahen mbyllur kapakët
  • Referojuni gjithmonë datës së skadencës
  • Mbajeni larg fëmijëve
  • Mbajeni larg syve. Nëse produkti ju bie në sy, shpëlajeni me ujë
  • Mos e kaloni produktin në një shishe tjetër
  • Mos e përzieni me produkte të tjera

Një mënyrë për të ruajtur pastërtinë dhe sigurinë e të gjithë familjes është organizimi dhe vendosja e rregullit në dhomën e vogël, apo në tualet ku cdo familje mban makinën larëse (ose akoma më mirë nëse keni lavanderi në kushtet e shtëpisë). Ne ju këshillojmë se si të kujdeseni për këtë pjesë, duke paraqitur një listë të gjërave që duhet të keni parasysh:

Ruajtja e produktit

  • Produktet tona për kujdesin ndaj rrobave, duhet të mbahen larg fëmijëve dhe kafshëve shtëpiake.
  • Produktet tona tregtohen në ambalazhet e tyre origjinale, me etiketat e tyre të pacënuara.
  • Pasi i përdorim produktet, ato duhet të mbyllen menjëherë dhe të vendosen në vendin e përshtatshëm për t’u ruajtur me kushte të posacme temperature dhe lagështire.

Përdorimi i Produktit

  • Përpara se të përdorim produktet, duhet t’i kushtojmë kujdes të vecantë të gjitha shenjave konvencionale në etiketat e tyre që përmbajnë fjalën “Kujdes” apo “Rrezik”.
  • Në rast se na derdhet një sasi detergenti, sado e vogël qoftë ajo, duhet ta pastrojmë menjëherë.
  • Asnjëherë nuk duhet të përziejmë produkte të tjera për pastrim me detergentët për larjen e rrobave.

Udhëzime të tjera

  • Paketimet e zbrazëta të detergentit të konsumuar, nuk duhet të përdoren për të mbajtur asnjë lloj materiali tjetër.
  • Pas përdorimit duhet t’i shpëlajmë gjithmonë duart me ujë të rrjedhshëm.