Këshilla për një kuzhinë të pastër, pa njolla.


Kuzhina është zemra e gjithë shtëpisë, kërkon shumë dashuri, por edhe përkujdesje.

Ndërrojini pecetat që përdorni për pastrimin e kuzhinës, të paktën dy herë në jave, ose sterilizojini me një tretësirë në ujë të holluar dhe Deka Zbardhues. Mbani peceta te vecanta për të fshirë pjatat dhe për të pastruar sipërfaqe të ndryshme nëse bëhen pis.

Dërrasat/enët ku presim ushqime.

Për të patur prerëse higjienike, pa njolla, fërkojini gjithmonë ato mirë me ujë të nxehtë dhe larës enësh Rix, i cili përmban antibacterial. Shpëlajeni më pas me ujë të nxehtë të rrjedhshëm  që të sterilizohet dhe lëreni të thahet në ajër të  pastër, në mënyrë natyrale.

Njollat në mikser/shtrydhëset e ushqimit.

Nëse lëngu i mishit, apo karrota nuk eleminohen menjëherë nga mikseri ku i kemi përpunuar, por lënë shenja ose njolla, provoni ta pastroni enën me letër kuzhine, të lagur me vaj vegjetal dhe më pas lajeni me ujë të nxehtë dhe larës enësh Rix (eleminon njollat e vështira  në një kohë më të shkurtër). Kjo është një mënyrë efikase për të eleminuar njollat.

Aroma e pakëndëshme e mikrovalës.

Në një tas të vogël me ujë, vendosni disa feta limoni dhe më pas futeni brenda në mikrovalë. Gradojeni nxehtësinë në tëmperaturë të lartë deri sa uji të vlojë. Më pas, lëreni në nxehtësi mesatare për rreth 20 minuta, në mënyrë që avulli të largohet përmes aspirimit.