Kompania “DEKA” është antare e AM Group, që aktualisht përfaqëson në Shqipëri një nga kompanitë më të mëdha të industrisë së lehtë dhe ushqimore.
Rëndësi e veçantë i kushtojmë Departamentit Kërkim – Zhvillim, i cili është i angazhuar në mënyrë konsistente në dizenjimin dhe zhvillimin e produkteve inovative.
Puna kërkimore në laborator, respektimi i standarteve dhe asistenca e Partnerëve tanë Ndërkombëtarë prej vitesh, përbëjnë hallkat kyçe të suksesit tonë
Produktet Deka diferencohen në treg, nëpërmjet disa avantazheve që nuk do t’i gjeni në asnjë produkt tjetër në Shqipëri. Detergentët që mbajnë markën Deka janë të përshatur me klimën Shqiptare, kulturën e larjes dhe me fortësinë e ujit në Shqipëri.