Si të lajmë pantallonat Jeans.
Secili nga ne ka të paktën një palë pantallona jeans në garderobën e vet. Mund të vishen në përditshmëri për një look sportiv, apo të kombinuara me një xhaketë fine dhe një palë taka të larta – për të dhënë një look më të sofistikuar dhe elegant.
Ndaj, është e rëndësishme të dimë se si duhen trajtuar jeans-et para, gjatë dhe pas larjes, në mënyrë që të shkëlqejnë kur i veshim, e të kenë një jetëgjatësi maksimale.
Pavarësisht se jeans-i është material i fortë, ai ka nevojë për një trajtim special, sidomos kur është i ngjyrosur ose ka stampime/figura të tjera nëpër të. Ja cilat janë 3 sekretet që duhet të keni parasysh, nëse doni që kur të vishni jeans-et, të dukeni e parezistueshme.