Si të lajmë jeans-et


Si të lajmë pantallonat Jeans.

Secili nga ne ka të paktën një palë pantallona jeans në garderobën e vet. Mund të vishen në përditshmëri për një look sportiv, apo të kombinuara me një xhaketë fine dhe një palë taka të larta – për të dhënë një look më të sofistikuar dhe elegant.

Ndaj, është e rëndësishme të dimë se si duhen trajtuar jeans-et para, gjatë dhe pas larjes, në mënyrë që të shkëlqejnë kur  i veshim, e të kenë një jetëgjatësi maksimale.

Pavarësisht se jeans-i është material i fortë, ai ka nevojë për një trajtim special, sidomos kur është i ngjyrosur ose ka stampime/figura të tjera nëpër të. Ja cilat janë 3 sekretet që duhet të keni parasysh, nëse doni që kur të vishni jeans-et, të dukeni e parezistueshme.

1. Vishini njëherë jeans-et përpara se t’i lani ato.

Nëse keni blerë një palë pantallona të reja jeans, bëni mirë t’i vishni njëherë ato, e më pas t’i lani. Përpara se t’i fusni në lavatrice, shihni me kujdes simbolet e kujdesit në etiketën në pjesën e brëndshme të pantallonave. Si rregull i përgjithshëm, jeans-et duhen larë me ujë të ftohtë, duke përdorur një detergent që mbron dhe trajton ngjyrat, si likuidi Deka Color. Mund t’i lani edhe bashkë me rroba të tjera me ngjyrë, duke i kthyer mbrapsht jeans-et tuaja, sigurisht në një cikël delikat larje në lavatriÇe. Mos i bashkoni jeans-et me rroba të bardha, ose të Çelëta.

2. Lexoni Çfarë sugjerojnë etiketat

Në shumë etiketa, sugjerohet që pantallonat jeans, pasi janë kthyer mbrapsht, të zhyten në një legen me ujë të ftohtë, ose të vakët, duke shtuar një sasi të vogël detergent, dhe pasi i fërkojmë për pak Çaste, e lëmë të veprojë në ujë për rreth 45 minuta. Mund të përdorni Deka Color, i cili fillon të aktivizohet që në temperaturat e ulëta 15 -20°C. Më pas i shpëlajmë me ujë të ftohtë dhe i nderim në tel të thahen.

3. Varini pantallonat jeans në varëse

Një sekret për të rritur jetëgjatësinë e jeans-eve nga larja në larje, ndërkohë që ju nuk i vishni, është t’i vendosni ato në dollap të nderura në varëse rrobash. Kjo, i ndihmon fibrat të rikthejnë formën e tyre të mëparshme (sidomos në pjesën e gjunjëve dhe në pjesën e pasme, të cilat hapen gjithmonë dhe zgjerohen).

p.s. Me cdo produkt Deka Color, keni extra Mikrokapsula me Parfum, që i dhurojnë rrobave aromë lulesh.