LIKUIDET DEKA
Familja e detergentëve të lëngshëm, ashtu si cdo produkt tjetër Deka, është e përshtatur me fortësinë e ujit në vendin tonë, me klimën Shqiptare dhe kulturën tonë të larjes.
Detergentët e lëngshëm, si Deka Color, Deka Black dhe Deka White, janë shumë efektivë për eleminimin e njollave me prejardhje vajore si yndyrnat që shkaktohen nga ushqimet, apo make-up-i, për larje rutinë të rrobave pak të ndohtura, dhe për larjen e rrobave delikate. Vecanërisht likuidet përdoren për trajtim paraprak duke aplikuar lëngun direkt mbi sipërfaqen e njollosur të rrobës. Doza përcaktohet duke përdorur vetë kapakun e likuidit si njësi matëse (shihni udhëzimet në brendësi të faqes për dozimin).
Deka Likuid është COMPACT = LESS IS MORE
Detergentët e lëngshëm Deka fillimisht eleminojnë erërat e pakëndshme, e më pas aromatizojnë falë Mikrokapsulave me Parfum.
Mikrokapsulat me Parfum që shpërthejnë aromë lulesh, do të aktivizohen pas cdo larje, duke aromatizuar rrobat e gjithë familjes.