Si të kujdesemi për rrobat e palestrës


Si të  kujdesemi për rrobat e stërvitjes? Ndiqni këto këshilla nga Deka.

Më në  fund, vendosët që  këtë  vit të  mbani trupin në  formë  e t’i perkushtoheni dietës, palestrës, aktivitetit fizik? Ju përgëzojmë , pasi ky është një hap shumë pozitiv.

Por, kjo do të  thotë  që  koshit të  rrobave të  palara, do t’i shtohen disa “gjëra” që  mbajnë  djersë  dhe erë  të  keqe…

Për t’i mbajtur rrobat sportive të  pastra dhe me aromë  të  mire, zbatoni këto këshilla nga Deka:

Luftoni njollat e djersës.

Bluzet klasike prej pambuku mund të  jenë  shumë  të  rehatshme në palester, por ato kanë  tendencën ta thithin shumë  djersën dhe shenjat e djersës mund të  kthehen shpejt në  njolla. Përpara se ta lani bluzen, kthejeni mbrapsht dhe trajtoni paraprakisht zonën e njollosur poshtë krahut me një nga likuidet Deka (Color/Black/White). Lëreni të  veprojë  për 30 min, e më pas lajeni në temperaturën  maksimale që rekomandohet në  etiketën e rrobës. Lëreni të thahet në  ambjent të  hapur. Nëse njolla nuk është  larguar ende, atëherë përsëriteni procesin nga e para.

Mos prisni gjatë  para se t’i lani…

Mos i lini rrobat sportive në  Çantë  pas stervitjes; as në  koshin e rrobave të palara. Edhe nëse nuk keni ndërmend t’i lani në  moment, sigurohuni që rrobat tuaja sportive të  thahen mirë  sapo të  arrini në  shtëpi, sepse vendet me lageshtirë  janë  ideale për bakteret dhe mikrobet.

Luftoni aromën e keqe.

Për të eleminuar aromën e keqe nga rrobat sportive, mjafton që  t’i zhysni ato paraprakisht në  ujë  të  ftohtë  për 15 deri në  30 minuta, e më  pas lajini me një  nga likuidet Deka në  varësi të  ngjyrës. Me teknologjinë  e re të Mikrokapsulave me Parfum, rrobat do të  kenë  aromë  lulesh të  depozituara në  thellësi të  fibrave, që  zgjat nga larja në  larje.

Për një  aksion ekstra kundër baktereve, dhe për më  shumë  Parfum Miksokapsulash, përdorni Prim Deluxe që  trajton rrobat, zbut dhe aromatizon.