Si të kujdesemi për rrobat e bardha


Si të kujdesemi për rrobat e bardha.

  1. Grupojini të bardhat dhe lajini veç.
  2. Për rroba krejtësisht të bardha, përdorni detergent pluhur dhe Deka Zbardhues. Për të bardha që kanë stampime, apo figura të ndryshme, mos perdorni asnjëhere Zbardhues.
  3. Lajini rrobat në temperaturën maksimale të rekomanduar. Thajini në mënyrë natyrale, në ambient të hapur.

Rrobat e bardha i kategorizojme në disa tipe: të zakonshme, delikate, ÇarÇafë dhe peshqira; por të gjitha kanë një të përbashkët: duhet të rrezatojnë bardhësi perfekte në mënyrë që t’i impresionojmë të tjerët.

Për të larë të bardha të zakonshme:

  1. Vendosini rrobat e bardha në makinën larëse. Gradojeni makinën larëse në një process normal ose delikat, në ujë të ngrohtë.
  2. Shtoni detergentin e lëngshëm Deka White, plus Deka Zbardhues nëse kemi rroba 100% të bardha (pa stampime).
  3. Nëse keni makinë tharëse, rrobat e pambukta thahen në gradacion të lartë, ndërsa sintetiket në mesatare/të ulët.

Larja e peshqirave të bardhë, carcafëve, corapeve:

  1. Grupojini bashkë peshqirat e bardhë, carcafët dhe corapet që mund të tolerojnë temperaturat e larta të ujit. Për siguri, referojuni gjithmonë simboleve të kujdesit në etiketat e rrobës.
  2. Përdorni temperaturën maksimale që rekomandohet në etiketë. Çarcafët dhe peshqirat ndohten shumë lehtë, për shkak të perdorimit të tyre të shpeshtë. Është e rëndësishme që të sigurohemi se uji është mjaftueshëm i nxehtë sa për të eleminuar të gjitha papastërtitë. Rregulloni gradacionin e duhur të ujit dhe të peshës së lavatrices; më pas vendoseni në një proces normal larje.
  3. Shtoni detergentin pluhur Deka No Comment, plus Deka Zbardhues sipas dëshirës (Kujdes! Vetëm për rroba të bardha, pa stampa/figura). Në këtë mënyrë, shtohet doza e dezinfektantit dhe zbardhja bëhet në mënyrë perfekte.
  4. Nëse keni makinë tharëse, thajini të gjitha bashkë në ajër të nxehtë, ose mund të thani ÇarÇafët vec, nëse nuk doni të ushtroni shumë nxehtësi mbi peshqirët.

Për të larë të bardha delikate.

  1. Grupojini veÇ të bardhat delikate, si bluzat dhe fustanet e lehta/të tejdukshme, apo veshëmbathjet.
  2. Shikoni me kujdes simbolet e kujdesit në etiketa, për t’u siguruar nëse copa mund të lahet në lavatrice apo kërkon larje me dorë. Kushtojini vëmendje gjithashtu, temperaturës së rekomanduar dhe metodës së tharjes.
  3. Rrobat delikate në ngjyrë të bardhë apo të Çelëta, lahen kryesisht në lavatriÇe në ujë të ftohtë. Sigurohuni për nivelin e ujit si dhe për një proces delikat larjeje. Duke përdorur produktet Deka, do të arrini rezultatin e dëshiruar pa problem, edhe në temperatura të ulëta.
  4. Veshëmbathjet delikate, e sidomos të gjitha ato copa që tregojnë specifikisht në etiketë simbolin e larjes me dorë, këshillohet të lahen me dorë. Hidhni një sasi të vogël me detergent Deka në një legen me ujë të ftohtë, zhytini rrobat, fërkojini butësisht, e më pas shpëlajini në ujë të rrjedhshëm.
  5. Thajini të bardhat delikate duke i nderur në tel, në ajër të pastër. Referojuni simboleve të kujdesit në etiketat e rrobës për cdo gjë.