Gjithcka duhet të dini për detergentin tuaj


Gjithcka duhet të dini për detergentin tuaj.

Edhe amvisat më të mira, me më shumë përvojë, ndonjëherë kanë nevojë për këshilla në larjen e rrobave. Deka ju vjen në ndihmë nëpërmjet këtyre udhëzimeve praktike:

Detergentët ndryshojne nga njëri-tjetri. Disa prej tyre, si p.sh. të gjithë detergentët Deka, kanë në përmbajtjen e tyre disa prej elementëve më bashkëkohorë: enzimat më të mira për heqjen e njollave, enzima për eleminimin e pushëzimit nga rrobat, zbutës uji, Mikrokapsula me Parfum.

Identifiko detergentin më të përshtatshëm për ty:

Për të zgjedhur detergentin e duhur, duhet të lexoni  me vëmendje në etiketën e produktit  përbërësit e tij.

Rroba të bardha: përdorni detergent që eleminon të gjitha njollat dhe dhuron bardhësi + shkëlqim rrobave tuaja: Deka White, Deka No Comment.

Rroba me ngjyra: përdorni detergent që mbron ngjyrat, nuk përmban zbardhues optik, si Deka Color.

Rroba të errëta/zeza: përdorni detergent që u jep shkëlqim ngjyrave të errëta si Deka Black.

Cilën formë detergenti duhet të zgjedh?

  • Likuidet: Detergentët e lëngshëm shpërbëhen shpejt në ujë. Janë një zgjedhje e shkëlqyer për trajtim paraprak të rrobave, duke vepruar direkt mbi njollë. Shumë të përshtatshme për njolla me origjinë vajore, si: vajrat, yndyra, make up etj. DEKA COLOR; DEKA WHITE; DEKA BLACK.
  • Detergentët pluhur: janë detergentë që duan më shumë kohë se sa likuidet për t’u shpërbëre, ndaj dhe me pluhurat mund të lajmë në temperatura të larta ose siÇ thuhet në gjuhën popullore “të ziejmë rrobat”. Janë të mirë kryesisht për rrobat e fëmijëve të vegjël që kanë njolla të forta nga ushqimet apo kryesisht nga dheu dhe balta. Detergentët pluhur rekomandohet të përdoren për peshqira, ÇarÇafë dhe veshëmbathjet në larje të përditshme.

E veçanta e  detergentit të ri pluhur Deka No Comment,  është që shpërbëhet edhe në temperatura të ulëta 20°C.