Këshilla për të ruajtur ngjyrat e rrobave


Këshilla për të ruajtur ngjyrat e rrobave

Rrobat me ngjyra janë gjithmonë interesante për t’u kombinuar dhe nuk duhet të mungojnë në asnjë garderobë. Por, ato kanë nevojë për një kujdes special, pasi mund të zbehen dhe ta humbasin ngjyrën shumë më shpejt sesa rrobat e errëta, apo të Çelëta. Për ta ruajtur ngjyrën sa më gjatë, duhet larë me kujdes, duke ndjekur udhëzimet  përkatëse. Ne po ju ofrojmë një guidë të shpejtë, praktike, për të patur ngjyra BRILANTE:

1. Grupojini rrobat sipas nuancave që kanë ngjyrat.

Të errëtat lahen bashkë, të bardhat ose të Çelëtat bashkë. Në rast se kemi një sasi të madhe rrobash me ngjyra, atëherë i grupojmë brenda llojit, ku ngjyrat më të ndezura, si : lejla, e kuqe, portokalli, e verdhë mund të lahen bashkë;  ndërsa blu & jeshile mund të lahen në një process tjetër.

2. Kontrolloni me vëmendje nëse ka njolla të forta.

Njollat e forta mund t’i trajtoni paraprakisht duke aplikuar një sasi të vogël detergenti të lëngshëm Deka Color  në pjesën e njollosur. Fërkojeni mirë me një sfungjer të pastër, e më pas kthejeni rrobën mbrapsht dhe lajeni në lavatrice. Kushtojini vëmendje simboleve të kujdesit. Evitoni përdorimin e zbardhuesit!

3. Lani në temperatura të ulëta për të ruajtur ngjyrën dhe shkëlqimin e rrobave.

Përdorni Deka Color, i cili është krijuar posaçërisht për të gjallëruar ngjyrat ( lan edhe në ujë të ftohtë në temp. 15°C). Për rezultate më të mira, këshillohet të përdoret bashkë me Prim Deluxe, i cili gjithashtu fikson ngjyrat, zbut dhe aromatizon me Mikrokapsula me parfum.

4. Hapini rrobat në tel për t’u tharë në mënyrë natyrale.

Evitoni përdorimin e makinës tharëse, pasi kjo mund t’i dëmtojë ngjyrat, dhe nëse ka ndonjë njollë që na ka shpëtuar, makina tharëse e fikson më keq atë. Sigurisht duhet t’i keni nxjerre rrobat nga lavatriÇja, direkt sapo të ketë mbaruar cikli i larjes. Nëse rrobat me ngjyra qëndrojnë për një kohë të gjatë në lavatriÇe, pasi ka  mbaruar procesi, ato mund të lëshojnë ngjyrë, duke dëmtuar njëra-tjetrën.