Ngjyrat e rrobave dhe domethënia e tyre ndër vite


NGJYRAT E RROBAVE DHE DOMETHËNIA E TYRE NDËR VITE

Rrobat që ne të gjithë veshim cdo ditë kanë një evolucion të gjatë në histori.

Për herë të pare, rrobat lindën si nevojë për të mbuluar trupin e njeriut dhe për t’u mbrojtur nga një mot me shi. Pra rëndësia e rrobave për t’u integruar në shoqërinë në të cilën jetojmë është e dukshme. Mënyra se si vishemi dhe ngjyrat kanë të bëjnë me kohën në të cilën jetojmë dhe me mënyrën se si kompanitë  apo korporatat në industrinë e modës interpretojnë rrobat tona.

Në antikitetin klasik fillon rëndësia e perceptimit të ngjyrave në rroba.

Ngjyra e kuqe dhe ngjyrat e errëta, si lejla-ja dhe e kuqe e ndezur, janë të lidhura me vitalitetin dhe veprimin, gjallërinë.

Gjithashtu ngjyra lejla ishte ngjyra e rrobave të përdorura nga perandorët. Në atë kohë kjo ngjyrë u bë ngjyra e pasurisë dhe me kalimin e kohës ajo u bë ngjyra e spiritualitetit, që e gjejmë të përdorur masivisht tek udhëheqësit shpirtërorë si tek peshkopët.

Aktualisht, ngjyra e bardhë përfaqëson pastërtinë apo fillimin e diçka-je që e shohim gjeresisht të përdorur në pagëzime, dasma etj. Por në rilindje ajo simbolizonte pastërtinë dhe shëndetin ,një pamje e pastër ishte një garanci e një morali të mirë dhe shoqërie pozitive.

E kundërta është ngjyra e zezë që simbolizon mëkatin & vdekjen (ja pse shtrigat e imagjinatës popullore janë të veshura me të zeza). Megjithatë veshjet e zeza që janë përdorur nga murgjit, në kohën e Benedikut në shekullin e dymbëdhjetë dhe periudhen Dominikane, kanë një tjetër domethënie. Këto rroba të gjata të zeza janë një simbol i asaj feje, duke treguar indiferencë ndaj të mirave materiale mbi tokë, përbuzjen e tyre ndaj jetës fizike dhe shpresën  për një jetë shpirtërore. Një nënkuptim që qëndron ende dhe sot.

Mos harroni! Për ngjyra plot jetë që shkëlqejnë, ju sugjerojmë t’i lani rrobat tuaja me Deka Color.

liq_prim
banniere
tomb_of_nakht_2