Cila ngjyrë i përshtatet më shumë personalitetit tënd?


Cila ngjyrë i përshtatet më shumë personalitetit tënd?!

Ngjyrat janë një pjesë shumë e rëndësishme e jetës tonë. Ngjyrat që ne veshim, ndikojnë në humor, në gjëndjen emocionale, madje ndikojnë edhe te përshtypjet që krijojnë të tjerët për ne. Ngjyrat flasin, por…Çfarë thonë ato?

Përpara se sa të vishni një rrobë me ngjyrë, sigurohuni gjithmonë  që ajo të jetë e pastër, plot shkëlqim dhe me aromë të mirë. Ne ju këshillojme Deka Color, e cila ruan ngjyrat e rrobave edhe pas shumë larjesh, dhe mbron fibrat tekstile nga deformimet, duke i dhënë rrobave gjithnjë elasticitetin e nevojshëm. Për më tepër, përmban  Mikrokapsula me Parfum që Çlirojnë aromë lulesh në rroba gjatë gjithë kohës që ju i mbani veshur. Për 100% shkëlqim, butësi dhe aromë rekomandojmë që Deka Color të përdoret së bashku me Prim Deluxe.

E verdha është një ngjyrë që tërheq vëmendjen, ndaj nuk keni nevoje të ngarkoheni me aksesorë nëse vishni rroba ngjyrë të verdhë. Çfarë thotë një veshje e verdhë për personalitetin tënd: jam një femër e lumtur, diellore, trendy, dhe ekstravagante, së cilës i pelqen moda dhe dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes.

Vjollca

Vjollca ndër vite është konsideruar një ngjyrë mbretërore, ndaj padyshim ata që e veshin, lënë impresione të forta tek të tjerët. Çfarë thotë ngjyra vjollcë për ju: jam një femër misterioze, plot vetëbesim, që ka shqisën e gjashtë të zhvilluar

Jeshile

Gjithcka varet nga tonalitetet e ngjyrave që keni në garderobën tuaj. Pastel të tregon të freskët dhe të re, ndërsa jeshilja e errët të tregon më të matur dhe të sofistikuar. Çfarë thotë jeshilja për ju: jam një njeri i hapur, me këmbë në tokë, miqësor, një femër plot vetëbesim që i pëlqejnë gjërat sa më natyrale. Jam në evolucion të vazhdueshëm.

Bluja është një ngjyrë që pëlqehet në mënyrë massive nga të gjithë. Ajo është një ngjyrë që simbolizon forcën dhe qetësinë shpirtërore. Çfarë thotë për ju një copë blu në garderobën tuaj: jam një njeri i qetë, i sinqertë dhe kreativ. Më pëlqejnë gjërat e vërteta. Jam një femër e fuqishme, e përgjegjshme dhe e zonja në komunikim me të tjerët. Kam ideale të larta.

E kuqe

Veshjet në ngjyrë të kuqe, zakonisht kërkojnë femra plot vetëbesim. Mund të filloni përdorimin e së kuqes me hapa të vegjël, duke kombinuar ndonjë aksesor në ngjyrë të kuqe, si shall, varëse, të kuq buzësh, apo manikyr të kuq. Çfarë thotë e kuqja për ju: jam një femër e fortë dhe guximtare, që jam në gjëndje të përballoj gjithcka më del përpara. Dua të dominoj në cdo situatë dhe jam gati të luftoj me pasion për gjërat që i konsideroj të shtrenjta.