Kompania “DEKA” është antare e AM Group, që aktualisht përfaqëson në Shqipëri një nga kompanitë më të mëdha të industrisë së lehtë dhe ushqimore. Rëndësi e veçantë i kushtojmë Departamentit Kërkim – Zhvillim, i cili është i angazhuar në mënyrë konsistente në dizenjimin dhe zhvillimin e produkteve inovative. Puna kërkimore në laborator, respektimi i standarteve dhe asistenca e Partnerëve tanë Ndërkombëtarë prej vitesh, përbëjnë hallkat kyçe të suksesit tonë Produktet Deka diferencohen në treg, nëpërmjet disa avantazheve që nuk do t’i gjeni në asnjë produkt tjetër në Shqipëri. Detergentët që mbajnë markën Deka janë të përshatur me klimën Shqiptare, kulturën e larjes dhe me fortësinë e ujit në Shqipëri.
Misioni jonë synon për t’u përballur me sfidat për të qenë lider, si një markë shqiptare në treg, që ofron cilësinë më të mirë për ju.
Kompania Deka, synon jo vetëm të kënaqë nevojat konsumatore, por edhe të ndjekë tendencat tuaja, për të përmirësuar cilësinë e jetës, duke zhvilluar produkte të reja dhe duke përmirësuar produktet ekzistuese. Produktet ekzistuese nëpërmjet departamentit të kërkim-zhvillimit dhe teknologjisë bashkëkohore arrin të plotësojë kërkësat primare të secilit konsumator për pastërti të përsosur dhe higjenë maksimale.