Rituali i gjumit është i shenjtë. Ndaj, krevati ku flini duhet të jetë një vend relaksi total, që t’iu shplodhë dhe t’iu rigjenerojë forcat. Gjumi bëhet më i qetë, kur çarçafët janë të pastër dhe kanë aromë të këndshme.
Ndiqni këto këshilla nga Deka se si të lani çarçafët tuaj që të jenë akull të pastër, plot aromë dhe…gjumë të ëmbël.
Lexoni me vëmendje simbolet e kujdesit në etiketat e çarçafëve tuaj. Shumica e çarçafëve mund të lahen lehtësisht në shtëpi me makinën larëse, por ekzistojnë edhe disa copa që kërkojne trajtim specifik.
Lajini çarçafët në temperaturën më të lartë të mundshme, që këshillohet në etiketë. Çarçafët polyestër zakonisht duan ujë të ngrohtë ose të vakët, ndërsa të pambuktat e tolerojnë edhe ujin e nxehtë. Uji i nxehtë vret shumicën e mikrobeve dhe eleminon mikroorganizmat që u ngjiten çarçafëve prej pluhurit të krevatit.
Lajini çarçafët tuaj të paktën një herë në dy javë. Është shumë e lehtë të harrojmë të lajmë çarçafët, por mendojeni pak: disa njerëz, gjatë gjithë jetës së tyre, shpenzojnë më shumë kohë në krevat, se sa me rrobat veshur. Nëse rrobat i lajmë rregullisht, përse duhet të mos i lajmë më shpesh edhe çarçafët?
Grupojini çarçafët sipas ngjyrave. Njësoj si me rrobat, edhe çarçafët me ngjyra të ndezura ose të errëta, mund të lëshojnë ngjyrë mbi çarçafët e bardhë apo të çelët.