Si të kursejmë energji me produktet DEKA?!

Risi e produkteve Deka është formula e tyre e re e cila lan në temperatura të ulëta.
Kur bëhet fjalë për larjen e rrobave, mënyra më efikase për të kursyer energji është të ulni temperaturën e larjes në makinën tuaj
larëse në 20°C. Kjo mund të kursejë deri në 50% energji në çdo larje. Formula e re e produkteve Deka bën që dhe në temperatura të
ulëta rrobat të jenë po aq të pastra sa do të donim. Ju mund të arrini rezultate të shkëlqyera edhe me larje në të ftohtë.


Formula e produkteve Deka është zhvilluar për të trajtuar edhe ato njolla të vështira për t'u hequr, të cilat kanë një pikë shkrirjeje
në temp. të lartë dhe zakonisht janë më të vështira për t'u zhvendosur në temperatura të ftohta. Tani mund të keni rroba të pastra
dhe pa njolla, duke reduktuar konsumin e energjisë me çdo larje, duke kursuer kështu para në faturën e energjisë së makinës larëse.


Për të kursyer energji:

• Mos e ngarkoni shumë lavatricen, rrobat lahen më mire dhe kurseni energji.
• Dozimi i saktë i detergentit. Kjo varet nga madhësia e ngarkesës së rrobave tuaja,
niveli i papastërtisë dhe fortësia e ujit .
• Ndiqni udhëzimet . Kontrolloni instruksionet ne paketimin e detergentit, lavatricen
dhe etiketat e rrobave që po lani.

Artikuj të ngjashëm

blog-img

Cila ngjyrë i përshtatet më shumë personalitetit t...

Cila ngjyrë i përshtatet më shumë personalitetit tënd?! Ngjyrat janë...