Si mund të kujdesemi për njollat e shkaktuara nga frutat e vjeshtës?


Ja disa këshilla, që të jeni i sigurt se po merrni maksimumin e shijes nga verërat tuaja, ndërkohë që gotat e verës shkëlqejnë nga pastërtia.

Mënyra më e sigurt për të pastruar gotat tuaja të verës, është t’i lani ato me dorë (mos përdorni pjatalarësen). Ndiqni këto hapa për të mënjanuar ciflosjen dhe njollat që mbeten.

  • Sigurohuni që lavamani juaj është i pastër. Gjithmonë këshillohet të pastrohen fillimisht gotat, e më pas kaloni te yndyrat e rënda të gatimit nëpër pjata/, e në fund tenxhere/tepsi/tiganë etj.

 

  • Vendosni një peshqir në fund të lavamanit, përpara se sa të hapni ujin e nxehtë. Lajini me kujdes një nga një gotat e qelqit, për të shmangur plasaritjet apo dëmtimet.

 

  • Në mënyrë që gota juaj e verës të mos marrë shijen e detergentit, aplikoni vetëm një sasi të vogël detergent dhe përdoreni vetëm aty ku është e nevojshme- në fund të gotës dhe në pjesën e buzëve. Për rezultate më të mira këshillohet të përdoret detergent Rix, me 6 aroma të ndryshme.

 

  • Për të pastruar pjesën e brendshme të gotës, përdoni një furcë delikatë me dhëmbë jo shumë të ashpër.

 

  • Shpëlajini mirë me ujë të ngrohte e të rrjedhshëm.

 

  • Ndërsa gotat janë akoma të ngrohta nga shpëlarja me ujë të ngrohtë, vendosini me kokë poshtë dhe lërini të thahen në ajër të pastër, ose pastrojini me një peshqir që nuk le shenja, apo copë lino, copë microfiber.

Shënime:

Vera mund të lërë njolla vërtetë të bezdisshme, nëse gotat lihen nga darka, gjatë natës pa u larë.  Sapo të ngrini tavolinën e bukës, jepini një shpëlarje të shpejtë gotave. Të nesërmen në mëngjes, mund t’i lani sic duhet, duke bërë procesin e plotë të larjes me dorë me Rix.

Gotat prej kristali mund të formojnë një shirit ngjyrë të bardhë ose ngjyrë gri. Për ta larguar këtë shenjë, zhytini gotat në një tretësirë uthulle të bardhe me pak ujë, dhe lëreni të veprojë për një deri në dy orë. Aciditeti i uthullës, largon njollat e verës të formuara mbi gotën e kristaltë. Pas aplikimit të këtij solucioni, shkëlqimi në gota do të jetë i dukshëm.

Kristali është më shumë poroz se sa gotat tipike prej qelqi dhe është më i predispozuar që të thithë aroma të ndryshme nga mjedisi përreth. Do bënit mirë t’i vendosnit larg vendeve ku mbani kafe, apo detergentet për pastrimin e shtëpisë.