Si mund të krijoni më shumë hapësirë në shtëpinë tuaj?


Edhe pse shtëpia mund të jetë e madhe sërisht shqetësohemi, sepse hapësira që krijohet është e vogël. Ndiqni hapat e mëposhtëm, të cilët do ju ndihmojnë për të kaluar këtë problem:

1. Zgjidhni ngjyrat e duhura.

Ngjyrat e hapura i japin më shumë ndriçim prandaj duhet të tregoheni të kujdesshëm duke zgjedhur ngjyra të hapura për të lyer shtëpinë tuaj, si dhe perdet duhet të kenë afërsisht të njëjtën ngjyrë me muret.

2. Iluzioni.

Pasqyrat shërbejnë për të pasqyruar dritën, mashtrojnë syrin, si rezultat i iluzionit dhe krijojnë përshtypje se është një hapësirë e madhe. Gjithashtu dekoroni shtëpinë me qirinj të vegjël, sepse sa më shumë ndriçim aq më shumë hapësirë krijohet dhe shmangni aksesoret e tjerë të cilët shkaktojnë vetëm rrëmujë.

3. Krijoni freskinë e duhur në shtëpinë tuaj.

Kujdesi për pastrimin e shtëpisë duhet të jetë i përditshëm, larja e enëve të kuzhinës, larja e rrobave dhe më kryesorja, dyshemeja e dhomës duhet të shkëlqejë.

DIP shkëlqimi që ju duhet, për të shtuar iluzionin dhe për të krijuar hapësirën, të cilën e dëshironi mbi dyshemenë tuaj.

Ju do dashuroni shtëpinë tuaj, jo vetëm nga shkëlqimi që ofron DIP, por dhe nga aroma e mrekullueshme e luleve që ka në përmbajtjen e tij.