Warning: Undefined variable $string in /mnt/BLOCKSTORAGE/home/541247.cloudwaysapps.com/zhnqjrdxct/public_html/wp-content/themes/deka/functions.php on line 16

Prim Deluxe


Zbuloni magjinë e Mikrokapsulave me Parfum që shpërthejnë në cdo prekje, vetëm me zbutësin e rrobave Prim Deluxe. Freski dhe aromë që  shtohet pas cdo larje!

Prim Deluxe, shërben si “balsam”, që  mbron dhe riparon fibrat tekstile, duke i bërë rrobat të shkëlqejnë, e të ruajnë elasticitetin e tyre, edhe pas shumë përdorimesh.

Cdo lule është përzgjedhur në mënyrë delikate, për të sjellë tek ju gjashtë aromat, e zbutësit të rrobave Prim Deluxe, ku secila aromë identifikohet me një ngjyrë.

Prim Deluxe përmban Parfum Utilitar, i cili bën të mundur eleminimin e cdo arome të pakëndëshme nga rrobat tuaja. Vetëm pasi është larguar era e pakëndshme, mbivendoset mbi rrobë aroma e luleve, që clirohet nga Mikrokapsulat me Parfum.

Mikrokapsulat me Parfum, shpërthejnë në cdo prekje gjatë aktivitetit tonë ditor duke lëvizur, dhe ka efket shtues. Kështu, pas cdo larje, parfumi do të ndihet akoma më shumë!

Prim Deluxe këshillohet të përdoret për cdo tip materiali tekstil dhe për të gjitha llojet e lëkurës, edhe për lëkurat më të ndjeshme. Rrobat do t’i ndjeni të buta, me ngjyra që shkëlqejnë dhe aromë lulesh!

Zbutësi i rrobave Prim Deluxe, ka 6 veti:

  • Zbutës – I mban rrobat të buta
  • Aromatizues- Aromatizon falë Mikrokapsulave me Parfum
  • Antistatik – Lehtëson hekurosjen
  • Antibakterial- Vret mikroorganizmat e dëmshme
  • Riparues- Mbron & riparon fibrat tekstile
  • Fiksues – Fikson ngjyrat e rrobave

Çfarë u ndodh rrobave tona nëse përdorim Prim Deluxe?

Prim Deluxe zbut rrobat dhe shërben për trajtimin e të gjitha llojeve të fibrave tekstile. Kur fibrat tekstile ruajnë elasticitetin e tyre, rrobat mbeten të buta dhe nuk shformohen nga përdorimet e shumta.  Prim Deluxe i shton vlerë rrobave tuaja, falë Mikrokapsulave me Parfum që shpërthejnë aromë lulesh.

Si funksionon shpëlarja me Deluxe?

Në fund të procesit të larjes, realizohet shpëlarja e rrobave. Temperatura e ujit përcaktohet që në fillim bashkë me ciklin e larjes që kemi zgjedhur.

Softi iu shtohet rrobave në ciklin e shpëlarjes.

Shumica e lavatriceve në kohët e sotme, kanë një kompartiment automatik, i cili e merr vetë zbutësin e rrobave gjatë procesit të shpëlarjes. Mjafton që ju të shtoni Prim Deluxe, në ndarjen përkatëse për zbutës, që në momentin fillestar kur hidhni detergentin në vasketën e tij.

Megjithatë, ka disa tipe lavatricesh, të cilat duan që t’ua shtoni ju zbutësin në ndarjen përkatëse, pikërisht në momentin kur fillon shpëlarja e rrobave.

Sasia që duhet hedhur për një larje standarte është 1 kapak Prim Deluxe = 40 ml.

Sasia për larje me ekstra parfum dhe butësi është 1 kapak të mbushur plot= 60 ml në lavatricen me 5 kg rroba.

Nëse keni 7 kg rroba, shtojini dozave të mësipërme 20ml Prim Deluxe.

A duhet përdorur gjithmonë Prim Deluxe?

Këshillohet që larja e rrobave me detergent të shoqërohet gjithmonë me shpëlarjen e tyre ose trajtimin me zbutës rrobash. Sepse nga pikëpamja kimike, detergenti ka ngarkesë negative, e cila mbetet në rroba pas larjes. Si pasojë, formohen kreshtat e fibrave, të cilat i neutralizon vetëm Prim Deluxe, sepse ka ngarkesë pozitive.

Në këtë mënyrë, pasi kemi përdorur zbutësin Prim Deluxe, rrobat i ndiejmë të buta.

Kujdes! Detergenti i lëngshëm NUK e zëvendëson zbutësin e rrobave.