Warning: Undefined variable $string in /mnt/BLOCKSTORAGE/home/541247.cloudwaysapps.com/zhnqjrdxct/public_html/wp-content/themes/deka/functions.php on line 16

Mikrokapsula


Pse Aromat janë kaq të rëndësishme

Natyra është burimi më i pasur i aromave të këndshme. Prej mijëra vitesh, në botën e parfumeve, por edhe në atë të aromatizuesve të ndryshëm të ambientit, janë përdorur aromat me origjinë prej druri, frutave dhe aromave të luleve. Aromat natyrale janë përdorur prej shekujsh në mjekësi për shërim të trupit dhe relaksim të mendjes, shumë kohë përpara se të “shpikej” fjala aromaterapi.

Historia e nuhatjes

Na mjafton të shohim miqtë tanë me gëzof dhe 4 këmbë (kafshët shtëpiake) për të kuptuar se nuhatja është shqisa më e fortë e tyre.  Edhe njerëzit e lashtësisë, kur jetonin nëpër shpella dhe më afër kontaktit me tokën, bazoheshin në nuhatje për të mbijetuar.

Me evolucionin e njeriut si qenie, shqisa e nuhatjes filloi të zbehej, duke ia lënë vendin parësor shqisës së të parit/ shikimit. Megjithatë, disa shprehje që kanë ngelur në zhargonin e përditshëm, si “nuhas dicka/ e nuhas rrezikun”, dëshmojnë një lidhje të fortë midis shqisës së të nuhaturit që kemi ne si njerëz dhe intuitës, instiktit apo ajo që e quajmë “shqisa e gjashtë”.

Shkenca e nuhatjes

Nuhatja konsiderohet si shqisa më e fuqishme. Pjesa e brendshme e hundës është e vetmja pjesë e trupit të njeriut, ku sistemi nervor qendror bie në kontakt me botën e jashtme që na rrethon.

Një aromë e vetme nxit një reagim spontan emocional, me shpejtësi akoma më të madhe se  koha që i duhet trurit të përpunojë informacionet që merr nga jashtë. Aromat kanë fuqinë  të na bëjnë të ndihemi menjëherë të trishtuar ose të gëzuar, pa e kuptuar as vetë se nga na vijnë këto ndjesi.

Magjia e nuhatjes

Një filozof i njohur dikur ka thënë se: “Aromat kanë forcën magjike të na kthejnë pas në kohë”.  Mund të jetë një aromë gatimi që na risjell ndër mend gatimet e gjyshes kur ishim fëmijë, ose aroma e drunjtë e lapsave të shkrimit që na rikujton kohën e fëmijërise kur shkonim në shkollë etj.

Aromat kanë aftësinë e jashtëzakonshme që të na dhurojnë momente kënaqësie.  Nqs nuhasni lëkurën e qëruar të një portokalli, do të ndiheni i rinuar dhe plot energji. Kur mbyllni sytë dhe nuhasni aromën e ëmbël të një luleje, është sikur të jeni duke thithur ajrin e freskët pranveror. Të “mbushesh me frymë” do të thotë “të ringjallesh”!

Mikrokapsulat me Parfum, përbëhen nga buqeta lulesh të shumëllojshme dhe qëndrojnë gjatë në rrobat tuaja, duke ju bërë të ndiheni të përkëdhelur, të freksët dhe plot energji.

picture2
picture2
picture2