Mësojini fëmijët si të ndihmojnë në larjen e rrobave


Edukojini fëmijët tuaj të lajnë rrobat.

Prindërit shpesh herë e teprojnë me kujdesin ndaj fëmijëve të tyre, duke harruar se sa e rëndësishme është që fëmija të mësohet të kujdeset për veten. Nëse duam që kur të rriten vogëlushët tanë të bëhen të zotët e vetes dhe njerëz të përgjegjshëm, është mirë që t’u mësojmë atyre se si të lajnë rrobat, në mënyrë që të ndihmojnë në punët e shtëpisë dhe të jenë gati për jetën prej të rrituri kur do t’u duhet t’i bëjnë të gjitha vetë.

  1. Filloni që në moshë të vogël

Një fëmijë rreth moshës 7-8 vjec, duhet të jetë në gjëndje të mësojë gjërat thelbësore në lidhjë me procesin e larjes dhe ta realizojë atë deri në fund me sukses (sigurisht nën mbikëqyrjen e prindërve). Fëmijët më të rritur, ndoshta do të grinden si fillim dhe kryesisht adoleshentët nuk do të duan ta marrin këtë përgjegjësi mbi vete. Por, nga ana tjetër edhe do t’iu shijojë liria e të kujdesurit vetë për rrobat e tyre.

  1. Mësojini si t’i grupojnë rrobat

Mësojini fëmijës tuaj se si të dalllojë dhe të ndajë rrobat e bardha nga rrobat me ngjyra, sit ë ndajë të errëtat vec, ndërresat, peshqirat etj. Në këtë mënyrë u shpjegojmë atyre se rrobat duhen larë të grupuara sipas ngjyrave dhe materialeve, në mënyrë që të lahen në procesin më të përshtatshëm të larjes, në tëmperaturën e duhur dhe me produktet specifike që kërkon secila.Ndoshta do t’iu duhet t’i përsërisni këto udhëzime disa herë, deri sa fëmija juaj i vogël t’i përvetësojë. Ja një listë e shkurtër që mund të fiksohet lehtë:

  • Kontrolloni nëse keni harruar dicka nëpër xhepa
  • Lexoni udhëzimet e kujdesit ndaj rrobave në etiketa, e më pas procedoni
  • Veshjet me imazhe të printuara, kthejini mbrapsht në mënyrë që të parandaloni ndonjë dëmtim të dizajnit gjatë larjes
  • Kontrolloni sasinë e rrobave, në përputhje edhe me peshën që ato kanë, sasia e rrobave nuk duhet të jetë as më pak e as më shumë
  • Duhet të dimë të njohim materialet që nuk pranojnë larje në lavatrice, por duan pastrim kimik, ose larje me dorë.
  1. Mësojini si të përdorin lavatricen

Makinat larëse mund të jenë shumë komplekse, por shumica e njerëzve përdorin vetëm disa funksione bazë rregullisht. Filloni duke i mësuar fëmijës tuaj ciklin normal të larjes dhe cilat janë butonat që duhen shtypur. Ju sigurojmë se i vogli juaj do të ndihet më i fuqishëm pasi të jetë në gjëndje të kontrollojë këtë makineri të madhe. Pas një farë kohe, mund t’iu mësoni fëmijëve edhe disa opsione shtesë, si p.sh:

  • Kur, ku, dhe si hidhet detergenti në lavatrice
  • Kur të përdorim ujë të nxehtë, të ngrohtë apo të ftohtë
  • Cilat veshje duan trajtim paraprak
  • Si, ku dhe kur të përdorim zbutësin e rrobave në lavatrice
  • Si të mirëmbajmë lavatricen duke i future një pastrim të shpejtë herë pas here
  1. Mësojini fëmijët se si të lajnë rroba me dorë
  • Sasia e ujit me të cilën duhet mbushur legeni i vogël ku lajmë me dorë
  • Si të shtojmë detergentin
  • Si të fërkojmë njollat në rroba
  • Si t’i shtrydhim rrobat (të largojmë ujin e tepërt që është edhe pjesa më e vështirë)
  1. Mësojini fëmijët se si të nderin rrobat

Tregojuni vogëlushëve se si t’i hapin rrobat, dhe ku duhen vendosur kapëset e rrobave, në mënyrë që ajri të qarkullojë lirshëm nga të gjitha anët, dhe veshjet të thahen sic duhet.

  1. Mësojini se si t’i palosin rrobat e lara dhe t’i vendosin nëpër vende.
    Praktikohuni herë pas here bashkë me ta, deri sa të mësojnë vetë se si:
  • Të kombinojnë corapet dyshe- dyshe
  • T’i kthejnë rrobat mbrapsht
  • Të palosin me kujdes bluzat, pulovrat dhe pantallonat
  • Të varin në varëse fundet, fustanet dhe veshjet zyrtare
  • Të palosin ndërresat, carcafët dhe peshqirat

Kujdes! Kjo bëhet vetëm për qëllim edukimi dhe fëmijët e vegjël nuk duhet të rëndohen me punë që mund t’iu dëmtojnë atyre shëndetin!!!

Këshilla:

  • Edhe pasi fëmijët të mendojnë se janë të gatshëm për t’i bërë të gjitha vetë, vëzhgojini në mënyrë të heshtur të paktën për nja dy javë. Është e pashmangshme që do të ketë detaje të cilat ju kanë shpëtuar pa sqaruar, dhe do të keni shansin që të mbushni hapësirat e vogla, duke i kopsitur gjërat.
  • Mos i varni shpresat gjatë gjithë kohës tek fëmijët tuaj, për larjen e rrobave. Fëmijëve do t’iu bjerë në sy që ju nuk po e bëni më këtë punë. Nuk do të kalojë pa u vënë re.
  • Mos i ngacmoni fëmijët duke i shtyrë që t’iu ndihmojnë me larjen e rrobave. Uluni dhe bisedoni me ta, sepse është detyra juaj t’i mësoni dhe është detyra e tyre të japin një ndihmesë sado të vogël në shtëpinë ku jetojnë. Nëse janë fëmijë të arsyeshëm, të paktën duhet të pranojnë ta mësojnë se si realizohet procesi i larjes së rrobave, edhe nëse nuk ndihmojnë shumë në shtëpi pas kësaj.
  • Nëse fëmija juaj është i bezdisur nga kjo gjë dhe nuk dëshiron të marrë pjesë, atëherë mësojini atij vetëm etapat e fundit.
  • Kur lajnë me dorë, jepuni doreza për të mbrojtur duart.
chores-laundry-girl-dryer
kids-doing-laundry