Këshilla për një set kuzhine që shkëlqen


Kompletet prej porcelani

Serviset e kuzhinës që përdoren në ditë të vecanta, kanë nevojë për kujdes të vecantë. Për t’u përballur me yndyrën e fortë që krijojnë ushqimet, shtroni një peshqir në pjesën fundore të lavamanit, mbajeni enën prej porcelani kapur në pikën më të fortë dhe lajeni me ujë të ngrohtë dhe larës enësh Rix.

Vazot

Mos i zhysni vazot në ujë me sapun, sepse u ikën ngjyra dhe humbasin shkëlqimin. Mënyra më e sigurt për të larguar njollat dhe ndohtjen nga vazot tuaja është me ujë të ngrohtë dhe larës enësh Rix. Fërkojini butësisht me një rrjetë/pecetë najloni, por asnjëherë me sfungjer të ashpër. Kini kujdes! Një vazo me sapun, është një vazo që rrëshket. Mbajini nën kontroll gjithë kohës teksa i lani, sepse mund të thyhen shumë lehtë. Lërini të thahen në ajër të pastër. Nëse e shihni të nevojshme, mund të përdorni tharësen e flokëve për pak sekonda të graduar në nxehtësi mesatare.

Kristalet

Kristalet janë më delikate se sa qelqi, dhe mund të gërvishten me shumë lehtësi. Enët prej kristali nuk u rezistojnë dot temperaturave të larta, kështu që, as mos t’iu shkojë nëpër mend që t’i fusni në pjatalarëse. Mënyra më e mirë për të ruajtur shkëlqimin e tyre, është të vendosni një peshqir në fund të lavamanit, dhe butësisht t’i lani duke përdorur ujë të vakët dhe larës enësh Rix. Evitoni që t’iu thyhet ndonjë copë, duke i larë një nga një dhe lërini të thahen vetëm pasi keni shtruar një peshqir mbi sipërfaqen ku do t’i vendosni.

Shandanët prej qelqi

Hapi i parë për të eleminuar prej shandanëve dyllin e ngurtësuar, është të filloni t’i këpusni vetë me dorë copëzat që shkëputen lehtë. Më pas, me një leckë të lagur me alkool, filloni pastroni pjesët e mbetura të dyllit mbi qelq. Pasi dylli është larguar, lajini shandanët me kujdes me ujë të ngrohtë dhe larës enësh Rix.