Si të eleminosh yndyrën e vështirë nga enët e kuzhinës.


Kur vjen puna te yndyra, ekziston një larës  enësh që ju vjen në ndihmë më mirë se cdo larës tjetër. Me Rix 3+ Power, yndyra eleminohet më lehtë dhe më shpejtë. Ndiqni këto këshilla praktike, që do t’iu lehtësojnë jetën në kuzhinë.

Lani gotat e thjeshta në fillim, lugët, thikat dhe pirunjtë, e më pas kaloni te pjatat. Në fund fare lahen tiganët dhe tenxheret. Kjo rradhë në larjen e enëve: nga më të pastërtat, e deri te më të pistat, ndihmon që lavamani juaj të mos  bëhet rrëmujë nga yndyrnat dhe papastërtitë e tjera.

Mos fërkoni pa mbarim.

Lejoni larësin e enëve Rix, të bëjë pjesën më të madhe të punës për ju. Për të pastruar metalet e forta, apo tenxheret e ndohtura, përdorni (një sfungjer të fortë, ndoshta tel enësh). Ndërsa, për qeramikën, qelqin, aluminin përdorni një sfungjer më të butë.

Shenjat nga uji.

Nëse enët prej qelqi, ose kana e ujit krijojnë vija prej ujit të fortë, apo njolla prej kripërave të ujit fërkojeni pjesën e njollosur me një gjysëm limoni pasi keni hequr farat. Nëse shenja vazhdon të mbetet, zhyteni enën në një tretësirë me ujë të ngrohtë dhe uthull të bardhë; lëreni gjithë natën të veprojë dhe të nesërmen lajeni me sfungjer dhe një pikë Rix.

Kujdesuni për kristalet.

Kristali, duke patur një sipërfaqe më të butë se sa qelqi i thjeshtë, dëmtohet më lehtë. Enët e kristalit, nuk e durojnë dot temperaturën e lartë, kështu që nuk duhen larë asnjehëre kurrsesi në pjatalarëse. Mënyra më e mirë per t’u kujdesur për kristalet, eshte të vendosni një peshqir në fund të lavamanit, dhe t’i lani enët me kujdes, duke përdorur një sfungjer delikat + ujë të vakët + larës enësh Rix.

Për enë bebi që shkëlqejnë.

Përdorni larës enësh Rix dhe ujë të ngrohtë për të larë shishet e qumështit dhe enët me të cilat ushqeni bebin tuaj. Si gjithmonë, sigurohuni që keni lexuar të gjitha udhëzimet e përdorimit për enët e bebit, përpara se sa t’i lani ato.