Këshilla për larjen e enëve prej qelqi


Eleminoni njollat e ujit.

Pastroni dhe shpëlani gotat e qelqit, duke përdorur  larësin e enëve Rix dhe ujin më të ngrohtë të mundshëm. Uji i ngrohtë ka tendencë të avullojë më shpejt, duke e reduktuar mundësinë e krijimit të njollave prej ujit. Kthejini gotat përmbys të thahen, pasi keni shtruar një peshqir mbi sipërfaqen ku do t’i vendosni. Mund t’i fshini gotat me një copë te pastër, (preferohet copë lino).

Evitoni që gotat “t’iu vishen”.

Ky fenomen, vjen si rezultat i ujit të fortë, të tejngopur me kripëra (në Shqipëri dominon uji i fortë). Që gotat e qelqit të jenë gjithmonë të pastërta dhe të mos vishen nga kripërat e ujit, provoni t’i pastroni me një leckë të lagur me uthull. Vecanërisht kujdes duhet treguar për gotat me fron, pasi duhen larë gjithmonë me dorë që të shkëlqejnë.

Kujdes Ngjyrat!

Nëse keni gota prej qelqi me ngjyrë, dhe shihni se si ngjyrat fillojnë të zbehen, mund të jetë faji i nxehtësise dhe presionit të lartë të ujit në pjatalarëse. Qelqet me ngjyra duhen larë gjithmonë me dorë, për të mbrojtur ngjyrat.

Eleminoni vijat e ujit.

Vazot e qelqit ose kanat e ujit, shpesh here krijojnë një vijë që formohet nga uji, ose disa pikla që formohen si njolla nga uji i fortë. Fillimisht, fërkojeni vijën e formuar me një gjysëm limoni (pasi ia keni hequr farat). Nëse vija mbetet, zhyteni broken në një tretësirë me ujë dhe uthull, dhe lëreni gjatë gjithë natës të veprojë. Në mengjes, lajeni me një sfungjer me Rix dhe ujë të ngrohtë.

Luftoni njollat e forta.

Pjesa më e madhe e njollave, trajtohen me ujë të ngrohtë, një furcë delikate dhe larës enësh Rix. Për njollat më kokëforta, mbusheni gotën e njollosur me ujë të ngrohtë dhe lëng limoni ose uthull, Më pas, zbrazeni dhe lajeni me dorë me ujë të ngrohtë.