6 mënyra për të përshpejtuar procesin e larjes së enëve


Nuk keni një pjatalarëse?! Partneri juaj nuk ju ndihmon në punët e shtëpisë?! Në mënyrë që të mos i shpenzoni mbrëmjet tuaja të kërrusur pranë lavamanit, ja se cfarë duhet të bëni:

  1. Largoni mbetjet

Largoni sa më shumë mbetje ushqimi nga pjatat që të mundeni. Pas i keni “zbrazur” mirë, jepini një shpëlarje të shpejtë përpara se të filloni procesin e larjes.

  1. Zhysni enët në ujë

Tiganët apo tavat, zhytini në ujë të ngrohtë dhe lërini për disa orë të rregjen, përpara se të filloni procesin e larjes.

  1. Pastroni

Sigurohuni që lavamani është i pastër, përpara se të filloni. Ju këshillojmë të përdorni një enë të madhe plastike, në mënyrë që të kurseni ujin e përdorur dhe të mbroni enët nga dëmtimet që mund të shkaktojnë sipërfaqet e ashpra të lavamanit.

  1. Vendosni rregull

Vendosni një rregull dhe zbatojeni atë gjithmonë. Lajini enët sipas kësaj rradhe: gotat në fillim, më pas enët më pak të ndohtura sic janë tasat prej qelqi, apo pjatat me ushqime shoqëruese, më pas pjatat kryesore që përmbajnë zakonisht më shumë yndyrë dhe janë më të mëdha, e  pastaj thikat, lugët, pirunjtë.

Në fund, lahen tiganët, tavat, pra enët që përdoren për pjekje dhe gatim.

  1. Shpëlani

Shpëlajeni me kujdes secilën enë me ujë të rrjedhshëm, të ngrohtë e të pastër, dhe më pas vendoseni direkt për t’u tharë.

  1. Thajini

Enët mund t’i lejoni që të thahen në ajër të pastër në mënyrë natyrale, ose t’i thani duke i fshirë me një peshqir të pastër (copa nuk duhet të lëshojë pushitet). Në fund vendosen nëpër vende.