Këshilla për të përdorur Deka Zbardhues


Këshilla për të përdorur Deka Zbardhues:

Zbardhuesi na ndihmon për t’i dhënë bardhësi rrobave, shkëlqim dhe për të larguar njollat.

Zbardhuesi e konverton baltën, në copëza të tretshme, të cilat eleminohen lehtësisht nga detergentët, e më pas dalin me ujin gjatë larjes. Por, pervecse na ndihmon për heqjen e njollave kokëforta, Zbardhuesi i jep shkëlqim dhe bardhësi rrobave.

Zbardhuesit për përdorim shtëpiak, sic është edhe Deka Zbardhues, janë shumë efektivë pasi përdoren edhe për dezinfektim të ambienteve të tualetit, pllakave të dyshemesë etj.

Kujdes! Këto zbardhues nuk janë të këshillueshëm për materiale të leshta apo të mëndafshta.

Lexoni etiketën gjithmonë dhe hollojeni zbardhuesin sipas udhëzimeve përkatëse. Për rezultate më të mira, Deka Zbardhuesi këshillohet të shtohet 5 minuta pasi procesi i larjes ka filluar, në mënyrë që mos të ketë interferencë me enzimat dhe forcën zbardhuese të detergentit.

Kujdes! Nuk jeni të sigurtë nëse rroba pranon Zbardhues apo jo?! Mos rrezikoni duke bërë hamendësime, por lexoni me kujdes etiketën, duke iu referuar simboleve të kujdesit. Testojeni fillimisht zbardhuesin mbi një pjesë të rrobës që nuk bie në sy.

Disa këshilla:

Lexoni etiketën, përpara cdo procesi larje. Disa rroba nuk pranojnë përdorimin e Zbardhuesit, sepse mund të dëmtojë ngjyrat. Nëse simbolet e kujdesit të rrobës, nuk e lejojnë përdorimin e zbardhuesit, mos e përdorni atë!

Test: Merrni një copë pambuk, lageni me Deka Zbardhues, ose lageni në tretësirë ujore me Deka Zbardhues,  dhe prekni lehtë një pjesë të brëndshme të rrobës që nuk bie shumë në sy. Nëse ngjyra e tekstilit nuk ndryshon, atëherë përdorimi i Zbardhuesit në këtë copë është i sigurt.

Filloni me hapa të vogla: Shtrijeni pjesën e njollosur të rrobës, mbi një sipërfaqe të lëmuar dhe sigurohuni që nuk ka copë apo dicka tjetër poshtë saj që mund të dëmtohet.

Të përdorësh Zbardhues për një proces larje: Nëse do të trajtoni me Deka Zbardhues të gjithë sasinë e rrobave që keni futur në një proces larje në lavatrice, duhet të lexoni me kujdes udhëzimet e përdorimit në etiketën e produktit- Zbardhuesit, për të përcaktuar saktë se cila është sasia e duhur që duhet të përdorni. Shihni me vëmendje dhe instruksionet e përdorimit të lavatrices, për të kuptuar se cili është seksioni përkatës ku shtohet zbardhuesi.

Deka Zbardhues ka një përdorim të gjerë edhe si dezinfektant, jo vetëm në rroba, por edhe në kuzhinë, tualet, dhe në shumë sipërfaqe të tjera në të gjithë shtëpinë. Produktet me efekt dezinfektues janë të vetmet që vrasin mikrobet, por kjo ndodh vetëm nëse ndiqen me përpikmëri udhëzimet e përdorimit.

Mbani mend:

  • Lexoni gjithmonë udhëzimet e përdorimit edhe ndiqini me përpikmëri ato
  • Asnjëherë mos përzieni produkte që përmbajnë klorinë (si zbardhuesi) me ammoniak, apo lëndë që përmbajnë sado pak amoniak ose acid. Një kombinim i tillë mund të jetë i rrezikshëm…..ndonjëherë edhe vdekjeprurës.