Si të largojmë 5 njollat më të shpeshta tek fëmijët


  1. Bojë shkrimi. Disa njolla që i përkasin këtyre kategorive : stilolaps, bojëra tush me ngjyra, etj. nuk mund të largohen; madje procesi i larjes me lavatrice mund t’i fiksojë ato më keq akoma. Përpiquni t’i trajtoni paraprakisht këto njolla, duke përdorur njërën nga këto metoda: 1) Trajtojeni paraprakisht me detergent Deka. Lajeni në lavatrice. 2) Me një sfungjer me alkool, fërkoni pjesën rreth e rrotull njollës, përpara se të arrini direkt në zonën e njollosur të rrobës. Vendoseni njollën kokëposhtë mbi një kartopicetë të pastër. Aplikoni alkool ose një liquid pastrues Deka në pjesën e pasme të njollës (ashtu kokëposhtë sic e keni); Ndërrojini kartopicetat herë pas here. Shpëlajeni mirë me ujë. Lajeni në lavatrice. 3) Metodë alternative- Vendoseni pjesën e njollosur të bluzes, mbi buzët e një kavanozi të pastër prej qelqi, mbajeni tekstilin/rrobën të tendosur. Hidhni mbi njollë alkool me pika, ose hidhni likuidin pastrues Deka (Color/White/Black), në mënyrë që boja të pikojë brenda kavanozit/qelqit, ndërsa shkrin dhe eleminohet njëkohësisht. Shpëlajeni me ujë të bollshëm/rrjedhshëm. Lajeni në lavatrice.
  1. Njollat e Akullores. Fillimisht shpëlajeni njollën me ujë të rrjedhshëm. Më pas, trajtojeni me detergent që ka forcë të lartë pastruese si p.sh. Deka No Comment dhe ujë. Lëreni të veprojë për 30 minuta,(ose më gjatë nëse ju duket e nevojshme). Lajeni në ujë të ngrohtë, duke perdorur temperaturën maksimale të mundshme që këshillohet në etiketën e rrobës tuaj.
  1. Si të largojmë Njollat e Barit Pigmenti natyral i barit, i bën këto njolla të vështira për t’u pastruar. Megjithëse njollat e barit largohen vetë me kalimin e kohës, për të shpejtuar përdorimin e rrobës, nuk keni pse prisni sa njollat të dekompozohen vetvetiu. Ja cfare duhet të bëni: Sapo të mbërrini në shtëpi, trajtojeni njollën paraprakisht me detergent që përmban enzima (si p.sh. Deka No Comment dhe zhyteni në ujë) , duke e lënë të veprojë për 20 minuta. Nëse njolla nuk është larguar, lajeni rrobën duke përdorur Zbardhues rrobash Deka.
  1. Si të largojmë Njollat e Baltës. Njollat e baltës, të cilat janë të pranishme tek cdo femijë në parkun e lojërave, e kryesisht në pjesën e fundit të pantallonave, në bërryla dhe gjunjë, duhet t’i lini fillimisht deri sa të thahen, e më pas t’i fshini me një furcë sa të mundeni. Nëse njolla është e lehtë, trajtojeni paraprakisht me detergent pluhur Deka No Comment dhe ujë e më pas futeni në makinën larëse. Nëse njolla është e vështirë përdorni Deka No Comment mbi siperfaqen e njollosur, zhyteni në një enë me ujë dhe lëreni të veprojë për 20 min. Më pas, lajeni në ujë të ngrohtë në lavatriÇe, duke përdorur sërish Deka No Comment.
  1. Si të largojmë Njollat e Gjakut Thajeni menjëherë njollën e gjakut me një kartopicetë, e më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Nuk duhet përdorur ujë i ngrohtë, sepse njollat e gjakut mund të fiksohen në copë dhe bëhen më të vështira për t’u hequr. Menjëherë sapo të mbërrini në shtëpi, zhyteni rrobën në një legen/kovë me ujë të ftohtë dhe shtoni detergent Deka No Comment. Nëse e shihni të nevojshme, mund të vendosni edhe një peshqir mbi rrobë, për ta mbajtur atë të zhytur në ujë. Lajeni rrobën në makinë larëse në ujë të ftohtë me detergentin Deka No Comment. Nëse është njollë e tharë gjaku: Trajtojeni paraprakisht me detergent që përmban enzima, si Deka No Comment dhe zhyteni në ujë të ngrohtë. Lajeni në makinë larëse. Nëse njolla nuk është larguar, përsëriteni edhe një herë procesin e larjes, duke përdorur Zbardhues rrobash Deka.