Hekurosja


Keshilla per Hekurosjen nga Dekanga rubrikat online

Jeni lodhur duke hekurosur?! Ndiqni këto 7 mënyra të zgjuara dhe interesante për të kursyer kohën tuaj.

Disa njerëzve u pëlqen të marrin tavolinën e hekurit në sallon, ta vendosin përpara televizorit, duke qëndruar  aty me orë të tëra, ndërkohë që pijnë edhe një gotë verë ndoshta. Disa të tjerë, (shumica e njerëzve në fakt) e konsiderojnë hekurosjen si një nga punët e shtëpisë më të bezdisshme (bashkë me pastrimin e sobës dhe fshirjen e pluhurave).

Ndaj edhe ne, kemi vendosur të ndajmë me ju këto 7 rregulla të thjeshta, në mënyrë që të evitoni hekurosjen, ose të hekurosni sa më pak.

  1. Fillon që në momentin kur bëni pazar. Nëse vendosni të blini një veshje të caktuar, duhet të merrni në konsideratë disa faktorë:  Mos mendoni thjesht se sa bukur do të dukeni me një veshje të caktuar, por mendoni nëse do të jetë e thjeshtë për t’u hekurosur apo jo?! Mos zgjidhni copa që krijojnë shumë rrudha. Kërkoni për materiale pambuku dhe lino (në dimër të leshtat janë më të përshtatshmë).  Nëse vërtetë e urreni hekurosjen, evitoni veshjet delikate dhe me shumë shtresa.
  2. Kur jeni duke zgjedhur ciklin/procesin e larjes në lavatrice, evitoni shtrydhjen nëse të mundeni, ose zvogëloni shpejtësinë e shtrydhjes, në mënyrë që të shmangni formimin e rrudhave të shumta në rroba. I vetmi rast, kur lejohet dhe rekomandohet cikli maksimal i shtrydhjes, është kur i vendosim rrobat në pas në makinën tharëse direkt pas larjes me lavatrice.
  3. Mos e tejmbushni makinën larëse, pasi, pasi rrobat do të dalin nga lavatricja më të rrudhosura.
  4. Idealja është që rrobat të thahen në natyrë në ajër të pastër. Vendosini kapëset në pjesën fundore të rrobave për nga jashtë, në mënyrë që të mos krijohen rrudha.
  5. Nëse vërtetë nuk e shmangni dot hekurosjën, blini një hekur me avull super efficient (me ekstra fuqi). Do ta dalloni ndryshimin lehtësisht. Besojini fjalës tonë.
  6. Përdorni një clothes steamer (paisje profesionale që nxjerr avull me presion per të kryer funksionin hekurit) në vend të hëkurit. Duhet pak zotësi për të përdorur këto lloj paisjesh, dhe janë pak të shtrenjta, por të paktën nuk do të hekurosni. Majfton që t’i varim rrobat në varëse vertikalisht, dhe avulli me presion vepron mbi rrudhat, duke i shtrire ato, e ben copen te lemuar.
  7. Doni të dini nje truk të vogël dhe fare të thjeshte që mund të përdoret për të eleminuar rrudhat nga rrobat tuaja? Spërkatni pjesën e rrudhosur me pak ujë dhe vendoseni rrobën në makinën tharëse. Pas disa minutash kur t’i nxirrni nga makina tharëse, rrobat tuaja do të jenë të ngrohta dhe pa rrudha.