Sa shpesh duhet të lajmë


Sa shpesh duhet të lajmë?

Sa herë ia bëjmë pyetjen vetes? “Po kjo, është për t’u larë?” Përgjigjen e saktë e gjejmë duke marrë në konsideratë aktivitetin tonë ditor, llojin e fibrës tekstile, kushtet e motit, apo sa shpesh e kemi veshur atë rrobë. Ne ju ofrojmë disa këshilla, të cilat na ndihmojnë të vendosim se kur është koha e duhur për të vënë një lavatrice.

  • Çarçafët duhet të lahen të paktën një herë në dy javë. Nëse jeni tip që djersisni shumë natën, edhe më shpesh akoma.
  • Rrobat e gjumit (pizhama, këmishë nate etj.) duhet të lahen pasi i keni veshur 3- 4 herë.
  • Peshqirat e banjës/trupit (që përdoren pas dushit) duhet të nderen për t’u tharë pas cdo përdorimi dhe të lahen pas 3 deri në 5 përdorimeve normale. Gjithashtu, peshqirat që përdoren për duart dhe fytyrën, duhet të hapen/nderen pas cdo përdorimi, në mënyrë që të mund të thahen.
  • ReÇipetat mund të vishen 2-3 herë, përpara se të hidhen për të larë. Sigurohuni që të mos i vishni dy ditë rresht njëra pas tjetrës, pasi në këtë mënyrë elasticiteti vepron, dhe ato rifitojne formën e tyre normale.
  • T-shirt dhe bluzat e përditshme, duhet të lahen pas cdo përdorimi.
  • Rroba të tjera, si p.sh. fustane, funde, xhaketa, mund të vishen disa herë përpara se të lahen; me përjashtim të rasteve kur koha është e ngrohtë, ju keni djersitur shumë dhe njollat e djersës janë shumë të dukshme.
  • Veshëmbathjet dhe corapet duhet të lahen në mënyrë kategorike pas cdo përdorimi.
  • Xhinset, normalisht mund të vishen 3 herë përpara se të lahen.
  • StreÇet dhe getat duhet të lahen pas cdo përdorimi, në mënyrë që të eleminohet pjesa e gjunjve të varur.
  • Kostumet mund të vishen disa herë, përpara se të dërgohen në pastrim kimik.(3-4 herë nëse është material i leshtë; 4-5 herë për materialet sintetike). Shpeshtësia e larjes së kostumeve varet sigurisht edhe nga stili i jetës që ju bëni. Nëse jeni duhanpirës, apo frekuentoni ambiente të ndohtura, me tym, sigurisht që do të duhet ta lani më shpesh kostumin tuaj.
  • Rrobat e plazhit duhet të lahen pas Çdo përdorimi.
  • Përjashtim nga rregulli: Të bardhat dhe materialet e mëndafshit priren për të lëshuar ngjyrë (Çngjyrosje), dhe duhet të pastrohen pas cdo përdorimi.
  • Nëse rrobat tuaja njollosen, lajini ose Çojini në pastrim kimik sa më shpejt që të jetë e mundur. Kjo do ta zgjasë jetëgjatësinë e rrobave.
  • Nqs peshqirat përmbajne fluide trupore (fshin djersët në palestër, fshin me peshqir mjekrën nëse gjakosesh me brisk etj.), duhet të lahet menjëherë pas përdorimit.