Njolla Spaghetti


Ja disa këshilla për ta përballuar një situatë të tillë, kur salca pikante e makaronave na bie mbi rroba:

  1. Shpëlajeni me ujë të rrjedhshëm, duke e lënë ujin të rrjedhë në pjesën e pasme të rrobës, në mënyrë që njolla të shtyhet për nga jashtë, të dalë jashtë copës. Mos e vendosni ujin me presion përballë njollës, sepse kjo do të bëjë që njolla të hyjë më në thellësi të fibrave.
  1. Aplikoni një detergent të lëngshëm (Deka Liquid) në pjesën e njollosur. Fërkojeni lehtë me levizje të dorës në formë rrethore, duke filluar nga pjesa e jashtme e njollës, e duke vazhduar gradualisht në brendësi, në qendër.
  1. Nëse rroba është e bardhë, e ju e keni testuar se ajo pranon zbardhues, atëherë aplikoni Deka Zbardhues. (përdorime alternative mund të jenë edhe uthulla e bardhë me një sfungjer, peroksid hidrogjeni, ose lëng limoni.)
  1. Përsëriteni procesin me detergent të lëngshëm dhe zbardhues, deri sa njolla të jetë zhdukur. Shiheni gjithmonë në dritë natyrale të diellit, për të kuptuar më mirë nëse njolla është larguar përfundimisht apo jo.
  1. Lajeni normalisht në një proces larje në lavatrice. Kontrolloni mirë përpara se sa ta thani. Nëse rroba thahet, disa njolla nuk mund të eleminohen.
  1. Nëse ka mbetur ende njollë, fërkoni me detergent në pjesën e njollës. Më pas, zhyteni në ujë të ngrohtë per rreth 30 minuta. Shpëlajeni mirë.
zbardhues
spaghetti