Cikli i shkurtër i larjes


6 gjëra që duhet të dini për ciklin e shkurtër të larjes

Procesi i shpejtë në lavatrice të kursen shumë kohë vërtetë, por a fitojnë rrobat pastërtinë që duhet? DEKA ju jep përgjigje…

  1. Një cikël i shpejtë larjeje ështe i mjaftueshëm për një larje rutinë të rrobave që thjesht janë veshur një herë dhe nuk kane ndonjë njollë. Por, nëse bëhet fjalë për rroba të njollosura, duhet me patjetër nje cikël i plotë larje, pasi procesi i shkurtër realizohet në tëmpëraturë shumë të ulët.
  1. Për t’u ndjerë të sigurt se të gjithë mikroorganizmat e dëmshme janë vrarë, rrobat duhën larë të paktën në temperaturën 60° Megjithatë, duhet të lexoni gjithmonë etiketën e kujdesit ndaj rrobave, pasi në disa lloje copash specifikohet temperatura max 40°C. Kujdes! Peshqirat dhe carcafët duhen larë gjithmonë në temperatura të larta (duke filluar nga 60°C), mundësisht duke përdorur detergent pluhur si Deka No Comment, i cili përmban edhe zbardhues/dezinfektues për të vrarë gjithë bakteret e dëmshme. Kjo është shumë e rëndësishme, sidomos nëse keni në familje individë me imunitet të ulët (sic janë fëmijët, apo të moshuarit).
  1. Është e rëndësishme që të zgjedhim një detergent që përmban enzima, të cilat janë shumë efektive për eleminimin e njollave. Detergentët që përdorin thjesht zbardhuesin për të pastruar dhe dezinfektuar, nuk janë shumë efektivë ne luftimin e njollave.
  1. Kujdes! Nëse përdorni procesin e shkurtër të larjes, mbani parasysh që edhe shpëlarja bëhet më shpejt. Ndaj evitoni përdorimin e tepruar të detergentit, nëse nuk doni që rrobat të dalin me shkumë dhe të pashpëlara mirë. Ju rekomandojmë të përgjysmoni dozën e detergentit.
  1. Nëse lani rregullisht në temperaturë të ulët dhe me ujë të ftohtë, ndoshta do të vini re se lavatricja juaj fillon të mbajë një erë lagështire dhe myku, që vjen si pasojë e bakterieve që krijohen. Për ta eleminuar këtë aromë të pakëndshme, të paktën njëherë në muaj duhet të vendosni lavatricen bosh, në një process të shkurtër larje, në temperaturë max 90° C, duke shtuar vetëm Deka Zbardhues. Gjithashtu, fërkoni mirë me furcë daullen/centrifugën dhe vasketën ku vendoset detergent.

Një Plus i madh i procesit të shkurtër të larjes, dhe temperaturave të  ulëta të ujit, është fakti se kursejmë shumë kohë dhe kursejmë energji elektrike. Me pak fjalë, kursejmë para.

smell
easy30-degrees
how-to-load-clothes-in-washing-machine