Miqësor me mjedisin


Tregohuni  Miqësorë me Mjedisin, duke ndjekur këto hapa të thjeshtë që sugjeron Deka.

Disa ndryshime të vogla në aktivitetin e përditshëm, si përdorimi i ujit të ftohtë në larjen e rrobave, duke përdorur detergentët Deka, mund të sjellë benefite të mëdha për mjedisin dhe bëni konomi. Ne po ju tregojmë disa sekrete të vogla, për të kursyer energji.

Përdorimi i ujit të ftohtë

A e dini se larja e rrobave me ujë të ftohtë për një vit rresht, kursen mjaftueshëm energji, sa për të ecur 680 km me makinë?!

Likuidet Deka, ashtu sikurse edhe Deka No Comment, janë të formuluara për të punuar me eficiencë të lartë edhe në ujë të ftohtë, duke  eleminuar të gjitha njollat & duke mbrojtur ngjyrat. Filloni të lani me ujë të ftohtë dhe kurseni energji.

Mbusheni lavastoviljen plot

A e dini se, sipas Agjensisë së Mbrojtjes së Mjedisit, përdorimi i pjatalarëses vetëm pasi ajo është mbushur plot me enë kuzhine, përkthehet në 45kg CO₂, dhe 40$ në vit? Sigurohuni që makina pjatalarëse të jetë plot, para se të fillojë punën; dhe të mos vihet vetëm për pak pjata.

Stakoni  prizat

A e dini se vetëm duke larë me ujë të ftohtë në lavatrice për një vit, kurseni aq energji elektrike sa për të karikuar smartphone-in tuaj për një jetë të tërë?!

Kur celulari, apo pajisje të tjera elektronike nuk janë në përdorim, stakojini ato nga priza! Vendosini karikuesit në një sirtar apo kuti të posacme, për të qenë më të organizuar dhe për të evituar rrëmujën në shtëpi.

Mbylleni rubinetin

A e dini se nëse e mbani rubinetin e Çezmës hapur gjatë gjithë kohës që lani dhëmbët, harxhoni deri në 30 litra ujë në ditë?

Mbylleni rubinetin sa herë që nuk jeni duke lagur futyrën, nuk jeni duke shpëlarë furÇën e dhëmbëve, ose kur nuk jeni duke shpëlarë shkumën nga  pjatat. Veprime të tilla, që nuk na kushtojnë asgjë, do ta reduktonin ndjeshëm humbjen e panevojshme të ujit.

Përdorni bicikletat

A e dini se përdorimi i bicikletës në vend të transportit me autobusa apo automjete, qoftë edhe për fare pak ditë, mund të kursejë shumë energji?!

Në fakt, nëse do të shkonit në punë me bicikletë për 5 ditë rresht, do të kursenit të njëjtën sasi energjie nëse do t’i lanit rrobat në lavatrice me ujë të ftohtë për një vit të tërë! E veshtirë të pedalosh në rrugët e Tiranës, por jo e pamundur! Nëse hasni papastërti gjatë rrugës, që përkthehen në njolla në pantallona apo pluhur në rroba, përdorni detergentët Deka që eleminojnë cdo njollë dhe i dhurojnë rrobave aromë të freskët lulesh gjatë gjithë ditës.

Lani rrobat me ujë të ftohtë. A e dini se me produktet e Gjenerates së re Deka, mund të lani rrobat në lavatriÇe duke filluar nga 15- 20 °C? Të lash në temperatura të ulëta do të thotë të kursesh energji elektrike, që përkthehet ndryshe në kursim parash. Pra, përveÇ se tregohemi miqësor me mjedisin duke kursyer energji, tregohemi edhe ekonomik. Larje e përkryer e rrobave me ujë të ftohtë me Deka No Comment, Deka Black, Deka White, Deka Color.