Si të largojmë tymin dhe erën e cigares nga rrobat


Si të largojmë tymin dhe erën e cigares nga rrobat.

Lajini veshjet në makinën larëse, duke përdorur detergent pluhur, dhe ujin më të nxehtë të mundshëm, që rekomandohet për ato rroba. Përsëriteni procesin e larjes deri sa tymi dhe era e keqe të jenë larguar. Përpos detergentit, përdorni Prim Deluxe, i cili trajton rrobat tuaja. Është një zbutës që riparon fibrat tekstile dhe përmban parfum utilitar (jo vetëm aromatizon, por edhe largon erërat e këqija nga rrobat tuaja.)

Për më tepër, do të përfitoni doza ekstra parfumi nga Mikrokapsulat me Parfum që gjenden në brendësi të Prim Deluxe si dhe në të gjithë detergentët e Gjeneratës së re Deka.

Mikrokapsulat kanë aromë lulesh që zgjat nga larja në larje; aroma qëndron edhe nëse e ke mbajtur rrobën mbyllur në dollap për disa kohë.

Për njolla kokëforta:

Lajini rrobat në lavatriçe, duke përdorur Deka Zbardhues (në përputhje me udhëzimet e përdorimit).

Ose, zhytini rrobat për rreth 30 minuta, në një legen me ujë, që përmban Deka No Comment, dhe Zbardhues të lëngshëm Deka.

 

Kujdes! Disa rroba të dëmtuara nga tymi, e kanë shumë të vështirë që të riparohen, në varësi  kjo, të fibrës tekstile dhe të shtrirjes së sipërfaqes së dëmtuar.